Biografia
Elia, doli e dyta në këtë spektakël që synonte lançimin e talenteve të reja në këngë dhe kërcim. Por, gjatë këtij viti nëse emri i fitueses të "Top Girl" thuajse u harrua, emri i Elia Shenës është në gojën e të gjithëve. 15 vjeçarja ka realizuar një klip i cili shfaqet gjatë gjithë ditës në BBF televizion, është lançuar nga Arian Çani në "Zonë e lirë" dhe mbi të gjitha Elia mahniti publikun me performancën e jashtëzakonshme gjatë fazës konkurruese te "Kënga Magjike" me kengen e saj "E boj une" ku arriti deri ne gjysmefinale dhe mori vendin e 30-të nga 48 kengetarë konkurues me 116 pike votuar nga vete kengetarët e festivalit "Kënga Magjike 2011". Por, këngëtarja nuk çuditet aspak me suksesin e saj. E ndjen që e ka të merituar, madje arrin gati në paturpësi kur thotë që nuk ndjen aspak konkurrencë me këngëtaret e tjera. E vërtetë apo jo, këtë gjë do ta vërtetojë më mirë koha, e cila sipas Elias është e gjitha në favorin e saj dhe nëse e përdor siç duhet nuk ka pse të druhet nga mosha e saj e re apo konsumizmi i parakohshëm si personazh.