Elia
  • Emri i Vërtetë:
  • Elia Shena
  • Vendlindja:
  • Tiranë 
  • Mosha:
  • 23 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 19 Shtator 1996
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♍ Virgjeresha
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  115
Këndon kryesisht: pop

Elia është këngëtare e njohur. Për herë të parë, Elia Shena ra në sy gjatë spektaklit të vitit të kaluar, në talent shown “Top Girls” që transmetohej gjatë spektaklit “E diell” në Top Channel. Mes dhjetëra konkurrenteve, Elia u shqua si një ndër më të mirat, për të mos thënë absolutisht më e mira por që mosha e vogël e penalizoi suksesin absolut të saj.

Elia, doli e dyta në këtë spektakël që synonte lançimin e talenteve të reja në këngë dhe kërcim. Por, gjatë këtij viti nëse emri i fitueses të “Top Girl” thuajse u harrua, emri i Elia Shenës është në gojën e të gjithëve. 15 vjeçarja ka realizuar një klip i cili shfaqet gjatë gjithë ditës në BBF televizion, është lançuar nga Arian Çani në “Zonë e lirë” dhe mbi të gjitha Elia mahniti publikun me performancën e jashtëzakonshme gjatë fazës konkurruese te “Kënga Magjike” me kengen e saj "E boj une" ku arriti deri ne gjysmefinale dhe mori vendin e 30-të nga 48 kengetarë konkurues me 116 pike votuar nga vete kengetarët e festivalit "Kënga Magjike 2011". Por, këngëtarja nuk çuditet aspak me suksesin e saj. E ndjen që e ka të merituar, madje arrin gati në paturpësi kur thotë që nuk ndjen aspak konkurrencë me këngëtaret e tjera. E vërtetë apo jo, këtë gjë do ta vërtetojë më mirë koha, e cila sipas Elias është e gjitha në favorin e saj dhe nëse e përdor siç duhet nuk ka pse të druhet nga mosha e saj e re apo konsumizmi i parakohshëm si personazh.

Në Qershor 2011, Meri & Elia marrin pjesë në Top Fest 8 me këngën "Dua, S'dua".

Më datë 5 Gusht 2011, Elia publikon videoklipin "Game Over", në bashkëpunim me Lazy.

Në Nëntor 2011, Elia merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "E Boj Une".

Në Nëntor 2012, Elia merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Je Ti", në bashkëpunim me Lazy.

Më datë 27 Qershor 2013, Marseli publikojnë videoklipin "Romano Cigano", në bashkëpunim me Elia & XOXO.

Në Nëntor 2013, Elia merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Endrra Jonë".

Në Shtator 2019, Elia merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Plagë Shpirti" dhe rikthehet pas 6 vitesh në këtë festival.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  Annonim  

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Elia »