>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo lindi në qytetin e vogël alpin të Bajram Curri dhe mbaroi shkollën fillore dhe të mesmen në qytetin e saj të lindjes. Në vitin 1990 ajo filloi studimet në Shkodër, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Fakultetin e Shkencave Sociale, dega “Gjuhë dhe Letërsi”, për t’i mbaruar në 1994. Ajo aktualisht jeton dhe punon në Shkodër.
Ajo ka botuar dy libra me poezi: 
1. "Një mijë vjet Ajkuna" në 2016
2. dhe "Engjëjt që nuk mbanin dorë" në 2019.
 
Ajo është fituese e çmimit të parë për poezi në Detroit, Michigan, Revista "Assembly",
fituese e çmimit të parë në "Ditët e Naimit" në Përmet,
fituese e çmimit të tretë letrar "Frang Bardhi" në Belgjikë,
fituese e çmimit të parë në Manifestimin e Njëmbëdhjetë Tradicional të Letërsisë "Ora e Tahir Deskut" në Klinë, Kosovë.
Fituese e çmimit të parë në Edicionin e 8-të të Manifestimit "Ora e Poezisë" me titull "I përkushtuar dashurisë" në Tropojë, Bajram Curri.
Anëtare e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane që nga Gushti 2017,
Ambasadore e "Paqes Universale në botë" Nëntor 2018.