>
BIOSHQIP
Biografia
Ka nisur të merret me muzikë që në moshën 5-vjeçare duke praktikuar dhe instrumentin e kitarës dhe disa prej këngëve të tij i ka kompozuar vetë. Është aktivizuar gjithmonë në koncertet e shkollës dhe ka marrë pjesë në Festivalin e Gjirokastrës ku ka fituar çmimin “Zëri më i mirë”. Pjesëmarrës në “The Voice Kids Albania 2”, duke arritur deri në fazën “Blind Audition”. Gjithashtu pjesëmarrës 2 herë në maratonën “Këngë moj”. Ka disA këngë të publikuara në të gjitha platformat dhe performon live me bandën e tij në ambientet të ndryshme në të gjithë Shqipërinë.

Në vitin 2018, Elio merr pjesë në Voice Kids Albania 2, ku ka arritur deri në fazën Blind Audition.

Në Mars 2021, Elio merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Sekreti", si pjesë e kategorisë New Artist.

Më datë 2 Gusht 2021, Elio Norra publikon videoklipin "Harrakate". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Adrian Hila.

Në Nëntor 2022, Elio Norra merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "A Jemi".