TEKSTESHQIP
Elion Dodaj - Ditën Që Erdhe Ti
Elion Dodaj
Ditën Që Erdhe Ti

 "Ditën që erdhe ti" është një këngë e ndjerë për lidhjen e shenjtë mes prindit dhe fëmijës. Një rrëfim plot emocion, dashuri dhe rilindje - momenti kur ardhja e një jete të re ndryshon gjithçka.

Teksti :: Song Lyrics

Ditën që erdhe ti, jeta m'u bë më e plotë
Ditën që erdhe ti, frika u kthye në lot gëzimi
Çdo ditë me ty, më mëson të jem njeri
Ditën që erdhe ti, rilinda unë përsëri

Kur të mbajta për herë të parë,
duart më dridheshin nga lumturia.
Një botë e vogël në kraharorin tim,
më mësoi ç'do të thotë dashuri pa fund.

Nuk di nëse jam i përsosur,
por di që do jem gjithmonë aty.
Do jem strehë kur të jesh e lodhur,
do jem forcë kur të kesh nevojë.

Ditën që erdhe ti, jeta m'u bë më e plotë
Ditën që erdhe ti, frika u kthye në lot gëzimi
Çdo ditë me ty, më mëson të jem njeri
Ditën që erdhe ti, rilinda unë përsëri

Kur buzëqesh, dielli ngrihet më shpejt
Kur qan, zemra ime thyhet krejtë.
Në sytë e tu shoh të nesërmen,
një botë më e mirë që nis prej teje.

Ditën që erdhe ti, jeta m'u bë më e plotë
Ditën që erdhe ti, frika u kthye në lot gëzimi
Çdo ditë me ty, më mëson të jem njeri
Ditën që erdhe ti, rilinda unë përsëri

Do kalosh stuhi e ditë të vështira,
do të kesh ëndrra që duken të largëta.
Por kurrë mos harro se unë jam pran,
të mbaj më fortë, të çoj më lart.

Nëse një ditë do ndihesh vetëm,
kujto se zemra ime rreh për ty.
S'ka kohë, s'ka largësi që na ndan,
ti je dhurata më e madhe e jetës time.

Ditën që erdhe ti, jeta m'u bë më e plotë
Ditën që erdhe ti, frika u kthye në lot gëzimi
Çdo ditë me ty, më mëson të jem njeri
Ditën që erdhe ti, rilinda unë përsëri

Ditën që erdhe ti, kuptova çdo gjë
Ditën që erdhe ti, u bëra më i fortë
Në çdo hap tënd, jam pas si hijë
Ditën që erdhe ti, rilinda unë përsëri
Komente 0