TEKSTESHQIP
Biografia
Elisa Spiropali (lindur më 15 mars 1983) është Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, prej 30 korrikut 2024. Spiropali ka një karrierë të spikatur politike, parlamentare dhe qeverisëse.
Jeta e hershme
Elisa Spiropali ka lindur më 15 mars 1983 në Tiranë. Ajo ndoqi gjimnazin Qemal Stafa ku fitoi një bursë nga United World Colleges dhe më pas mori një diplomë në Kolegjin Lester B. Pearson në Ishullin Vankuver, Kanada. Ajo vazhdoi shkollimin e saj duke u regjistruar në Kolegjin Mount Holyoke në Massachusetts, Shtetet e Bashkuara ku u diplomua në vitin 2005 me një diplomë nderi në dy degë, Politikë dhe Ekonomi. Elisa ka udhëtuar dhe studiuar me bursa të meritës në vende të tilla si Argjentina dhe Mbretëria e Bashkuar, përvoja që ajo i konsideron të paçmueshme në formimin e saj akademik.
Karriera politike

Prej janarit 2019 deri në korrik 2024, ka shërbyer si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke u riemëruar në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste, në shtator 2021.

Znj. Spiropali po shërben në mandatin e dytë si deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 është zgjedhur deputete e Qarkut të Korçës, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021 është zgjedhur deputete për Qarkun e Tiranës.
Para emërimit në detyrë si Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Spiropali ka mbajtur funksionin e nënkryetares së Grupit Parlamentar Socialist dhe të nënkryetares së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, prej vitit 2017 deri në vitin 2019.

Znj. Spiropali ka një karrierë të spikatur në Partinë Socialiste, ku bën pjesë prej vitit 2009. Është anëtare Kryesie dhe drejtuese politike në Partinë Socialiste.
Komente 0