TEKSTESHQIP
Biografia
ELITA 5 eshte nje grup muzikor shqiptar nga Tetova i themeluar ne vitin 1985 nga Agron Idrizi...
Anetaret e grupit jane...
Arif Ziberi - vokal
Agroni Idrizi - kitare bass
Mevaip Mustafi - kitare solo
Besim Ibraimi - bateri
Nexhat Mujovi - tastiere
Valon Gashi - solo kitare
Veprimtaria aktive artistike e grupit ELITA 5 i ka fillesat e saj rreth vitit 1990 me daljen e albumit te pare muzikor, ku u be dhe paraqitja e pare publike ne televizionin shteteror, e me pas u mbajten dy koncerte ne Shtepine e Kultures ne Tetove qe u mirepriten ngrohtesisht nga publiku vendas tetovar e me gjere...
Viti 1992 do te ishte dhe ''viti i arte'' ne veprimtarine muzikore te grupit ELITA 5, kur menjehere pas publikimit te albumit te dyte te titulluar '' Nuk jam Al Kapone'' mberriti fama dhe popullariteti i madh ne te gjitha trojet shqiptare e ne diaspore ne te cilat u zhvilluan koncerte te shumta muzikore dhe pjesemarrja ishte e zjarrte dhe masive... Albumi permbante 10 kenge dhe vlen te permendmin nga ky album kenget e shnderruar ne hite si Al Kapone, Te pres, C'ka me ka syri, Simfonia e detit, Trishtimi, etj,etj...
E me pas ne vitin 1994 ishte viti kur do te publikohej albumi i trete i titulluar ''Fol vetem fol '' qe ne ate periudhe percillte edhe nje sensibilizim te madh publik rreth ceshtjes se hapjes se universitetit te pare shqiptar ne Tetove...Albumi permbante gjithashtu 10 kenge ku vlen te permendim kenget Fol vetem fol, Xhi mo bone, Udhetari i nates, Dashuria eshte dicka tjeter, Iluzioni, Ti e vrave dashurine, etj, etj.. Dhjetori i vitit 1994 do te ishte dhe paraqitja e pare publike e grupit ELITA 5 ne Shqiperi si te ftuar speciale ne festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, ku u mirepriten jashtezakonisht mire nga publiku shqiptar i te gjitha moshave...
E me pas vijuan albumet e tjere muzikore, ne vitit 1997 publikohet albumi i katert i titulluar Si Merlin Monro me kenget e mirenjohura Sajzeza (duet me kengetaren Adelina Ismajli) Dashuria e pare, Si Merlin Monro Romeo e Zhulieta, Vjeshte ne zemer, Kenget mi vrave me dashuri etj, etj..
Ne vitin 1998 doli nje permbledhje e kengeve me te mira nga 4 albumet e publikuara deri atehere...
Zhvillimet e fuqishme politike ne fund te viteve 90-te qe kulmuan me luften clirimtare te Kosoves pergjate viteve 1998 -1999 e ndalen perkohesisht veprimtarine aktive muzikore te grupit ELITA 5 per arsye te solidaritetit vellazeror mbareshqiptar me popullsine e Kosoves, per tu rikthyer me pas serish fuqishem ne vitin 2000 me nje koncert madheshtor te mbajtur ne stadiumin e Prishtines ne Kosoven e lire qe perkonte gjithashtu me 10 vjetorin e albumit te pare te grupit ELITA 5...Ky koncert ishte njeri prej koncerteve me mbreselenes ne karrieren e grupit ELITA 5 deri atehere, e menjehere pas tij u zhvillua nje koncert i tille madheshtor ne stadiumin e Tetoves ku pati mbeshtetjen e fuqishme te publikut tetovar...Ne kete periudhe grupit ELITA 5 iu bashkua zyrtarisht dhe talenti muzikor, kitaristi i ri Valon Gashi nga Prishtina...
Viti 2001 sjell dhe publikimin e albumit te 5-te muzikor i titulluar Vetem per ju - Only for you ku spikaten kenget E urrej shiun, Heshtja jote dicka me thote, Per nenen, e shume te tjera...
Viti 2001 do te ishte gjithashtu dhe viti i koncertit madheshtor te mbajtur ne Tirane ne stadiumin Qemal Stafa se bashku me grupin e famshem boteror gjerman Scorpions qe do mbetet nje nder koncertet me te bukura dhe te paharrueshme ne karrieren legjendare te grupit ELITA 5 pasi qe ndodhi ne periudhen kur ne Tetove ishte nje gjendje e trazuar luftimesh dhe shqetesimi e meraku per familjaret e ngushte ishte i evidentuar ne cdo moment...
Ne vitin 2004 do te publikohej albumi Bardh e zi ku spikaten kenget Ani moj e majra, Bardh e zi, Faleminderit, Cila je, Fat ne fatkeqesi etj, etj..Koncertet dhe pjesemarrjet neper evente te ndryshme muzikore artistike vazhdonin parreshtur, ne Maqedoni, Shqiperi, Kosove e diaspore ku vlen te permendim ketu koncertin e mbajtur ne sallen prestigjioze Albert Royal Hall ne Londer ku kane performuar shume artiste te kalibrit muzikor boteror...
Ndryshimi i trendeve muzikore boterore sidomos me perhapjen e gjere masive te internetit dhe publikimin e videoklipeve muzikore ne vend te albumeve te mirefillta muzikore padyshim qe pati nje ndikim dhe ne veprimtarine krijuese te grupit ELITA 5...
Pas albumit te vitit 2004 u publikuan kenget ''single''...
Cmendem ne vitin 2008
Nuk jam diktator ne vitin 2011
Degjo ne vitin 2012...
Keto kenge u perfshine me pas ne albumin e radhes...
Pergjate kesaj kohe grupi ELITA 5 u vleresua me cmime dhe mirenjohje te ndryshme publike institucionale dhe mediatike...
Viti 2014 do te ishte viti kur do te publokhej albumi ''Mohikani i fundit'' qe permbante 11 kenge nder te cilat spikaten Me fal, Vitet ikin, Mohikani i fundit, Welcome to Albania, Meteor, Gabim, e shume te tjera...
Promovimi i ketij albumi u be ne Shtepine e Kultures ne Tetove me nje ceremoni te madhe publike per te vazhduar me pas me koncertin madheshtor ne sheshin Iliria ne Tetove i cili u transmetua drejtperdrejte ne You Tube dhe u ndoq ne kohe reale nga qindra mijera admirues te grupit kudo ndodheshin...
Ne veren e vitit 2018 do te publikohej kenga Tornado e cila u be menjehere hit muzikor dhe kulmoi me mbajtjen e 3 koncerteve madheshtore te quajtura Tornado Tour ne Tirane, Prishtine e Shkup me rastin e 30 vjetorit te themelimit te grupit legjendar ELITA 5...
Situata e jashtezakonshme e panjohur me pare e pandemise boterore Covid- 19 sigurisht qe i vendosi ne nje pauze totale te gjitha veprimtarite aktive muzikore e artistike te grupit ELITA 5 per nje periudhe gati 2 vjecare per arsye te mirenjohura, ne te gjitha sferat e jetes shoqerore e publike e jo vetem ato kulturore e artistike...
Ne fund te vitit 2021 do te publikohej balada Lamtumire e cila eshte dhe kenga me e fundit e publikuar nga grupi ELITA 5 deri ne kete kohe... Ne dhjetor te vitit 2023 Elita 5 mori vleresim dhe mirenjohje publike nga Presidentja e Kosoves, znj,Vjosa Osmani...
Gjate vitit 2024 priten te tjera kenge dhe projekte te reja muzikore...
Kjo persa i perket veprimtarise profesionale muzikore te grupit ELITA 5...
Persa i perket historikut te krijimit dhe filozofise muzikore dhe artistike te grupit ELITA 5 duhet te theksojme se emertimi i tyre si ELITA 5 e ka zanafillen ne ate synimin dhe qellimin e tyre paresor per te qene ELITA apo Maja ose Ajka e muzikes shqiptare dhe numerori 5 ka te beje me strukturen prej 5 anetaresh fillestare gjate themelimit te grupit ELITA 5...
Filozofia e krijimeve muzikore ishte e thjeshte, te krijonin kenge te rrymes muzikore ''Pop - Rock deri ne Hard Rock '' me melodi dhe tekste te pershtashme per realitetin tone shqiptar duke percuar mesazhe sensibilizuese e edukuese pervec atyre argetuese e emocionuese per te gjithe brezat e popullsise duke filluar qe nga moshat madhore e deri tek ato me te reja...
Ne keto pothuajse 4 dekada veprimtari aktive legjendare muzikore e artistike grupi ELITA 5 ka arritur te permbushe cdo qellim persa i perket fames, popullaritetit, vleresimit, e mirenjohjes publike e institucionale duke zhvilluar koncerte dhe aktivitete te panumerta artistike duke e merituar plotesisht titullin legjenda te muzikes shqiptare...I deshirojme gjithmone suksese te metejshme...