TEKSTESHQIP
Elita 5 - Romeo Dhe Xhulieta
Elita 5
Romeo Dhe Xhulieta


Teksti :: Song Lyrics

Gënjen historia
Gjithmonë veç gënjen,
Romeon e Zhulietën
Heronj kur i nxjerr...
Romeo kur vdiq,
Zhulieta s’vrau vetveten,
por u nis gjithë qejf
që t’a gjejë një tjetër...

Koha është teatër,
njerëzit janë aktorë,
Zoti cakton rolet,
dreqi regjisorë...

Më në fund jam lodhur
Nga kjo botë e vjetër,
ku përveç gënjeshtrës,
asgjë nuk ka tjetër.

Vetëm errësira,
botën e sundon,
kush mendon ndryshe,
veten e mashtron!...

DËRGOI:
Komente 0