TEKSTESHQIP
Biografia
Elita Reçi është një këngëtare e mirënjohur nga Veleshta, Strugë, Maqedoni. Deri më tani ajo ka arritur të publikojë tre albume të suksesëshme të cilat janë mirëpritur nga publiku, si ai në Maqedoni ashtu edhe nga publiku në Kosovë dhe Shqipëri. Albumin e parë ajo e publikoi kur i kishte vetëm 15 vjet. Pas tre viteve ka realizuar albumin e sajë të dytë "Kujtoj zërin tënd" dhe ndryshe nga ai i pari, këtu ka pasur më shumë kompozitorë, duke filluar nga Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi, Valton Beqiri nga grupi "Korona", orkestrim nga profesori nga Struga, Vagner Nushi si dhe bashkëpunime tjera me Elton Dedën, Alban Karabashin etj. Deri më tani ajo ka marrë pjesë nëpër shumë festivale duke filluar nga festivali i muzikës popullore ose këngëve të përpunuara "Këngë Jeho" në vitin 1992 kur i ka pasur vetëm 9 vjeç e deri tek "Nota Festi" ku në vitin 2001 u vlerësua me çmimin e tretë nga juria profesionale ndërsa një vit më vonë me çmimin e dytë. Në festivalin "Alba Fest" në Shkup ka fituar çmimin e parë me këngën e kantautorit Ardit Gjebrea. Me këngën "Loti s’është tharë" të Adrian Hilës, Elita prezanton Shqipërinë në festivalin ballkanik ku fiton cmimin e dytë të jurisë profesionale. Mbresa të vecanta për këngëtaren Strugane, ka lënë festivali i interpretuesve të muzikës popullore në Tiranë 2002, ku në interpretim të drejtpërdrejtë, përkrah emrave si Irma Zyberi, Bujar Qamili etj, vlerësohet me vendin e tretë. Albumi i saj i tretë është kryesisht me këngë të kompozitorit të njohur, Adrian Hila.

Këngëtarja nga Struga Elita Reçi ka publikuar deri tani tre albume muzikore, ndërsa pjesëmarrjet e saj në festivale kanë qenë të shumta si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Në vitin 2001 dhe 2002 në "Nota Fest" Shkup, ajo u vlerësua me çmimin e tretë dhe çmimin e dytë; në vitin 2003 pjesëmarrëse në "Alba Fest", po në Shkup, fitoi çmimin e parë. Në Festivalin Ballkanik, ku Elita përfaqësoi Shqipërinë, me kompozim të Adrian Hilës, fitoi çmimin e dytë. Aktualisht Elita është profesore muzike dhe jep mësim në Liceun Artistik në Strugë.
Komente 0