TEKSTESHQIP
Eliza Hoxha - Iluzion
Eliza Hoxha
Iluzion

Autor i tekstit është Memli Krasniqi, ndërsa arranzhues i muzikës rezulton të jetë Enis Presheva.
Teksti :: Song Lyrics
-I-
Qetësinë e pyetjes tënde i lë kujtimet prapa një nga një
Jam vetëm unë me vetveten ti nuk je ktu por kjo s'do t'thotë asgjë
Je brenda meje, më shfaqesh sikur një hije dhe me gjithë trupin mendjen
je shtrëngim
nuk e kuptoj këtë ndjenjë që herë më duket gëzim e herë pikëllim

Ref:
Dhe prap kjo këngë vazhdon dhe zemra ime me të këndon
si iluzion të ndjej pranë meje si më pushton
por shpejt kjo përfundon dhe nga e para prap fillon
ai iluzion deri sa kënga ende vazhdon

-II-
Si nga pasqyra e thyer shfaqen imazhet që nuk i kuptoj
përfytyrimet e zbehta para më dalin ngado që unë shkoj
aty edhe ti si pjesa më e rëndësishme dhe kryesore e tregimit tim
që s'di se ku ka filluar dhe nuk e di a ka një përfundim

Ref: 2x
Dhe prap kjo këngë vazhdon dhe zemra ime me të këndon
si iluzion të ndjej pranë meje si më pushton
por shpejt kjo përfundon dhe nga e para prap fillon
ai iluzion deri sa kënga ende vazhdon

DËRGOI:
Komente 0