TEKSTESHQIP
Biografia
Lindi në vitin 1986 në Shkodër. Ndonëse një zë i ri në letërsinë shqipe, poezia saj njihet për një formë misticizmi që rrjedh natyrshëm, nëpërmjet një gegnishteje të pasun figurash letrare. Është autore e dy librave me poezi “Pa titullni” botuar në Vjenë në vitin 2015 dhe “rranjës e kangës” botuar nga shtëpia botuese Fiornetia, ne vitin 2018, me mbështetjen e Fondit për Shkrimtarët e Rinj, nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Fituese e disa çmimeve letrare brenda dhe jashtë vendit, poezia e saj është përkthyer në gjuhën italine, angleze dhe gjermane. Ka qenë dy herë prezantuese e letërsisë shqipe, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, në Panairin e Librit ne Leipzig dhe në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino. Ajo ka qenë e ftuar si shkrimtare në rezidencën letrare “Artisti në Rezidencë”, mbështetur nga KulturKontakt Austria, në vitin 2017, dhe në rezidencën “Prishtina pa lumë”, mbështetur nga Qendra Multimedia, në vitin 2018. Guximtare në zbulimin e vetes dhe shpërfaqjeve artistike ajo ka eksperimentuar në fusha të ndryshme si përkthimi, shkrim drame, pikturë, instalacion dhe performancë. Kjo i hapi dyert si pjesëmarrëse perforumese në Bienalen e Artistave të Rinj të Mesdheut, Festivalit të Dadaizmit, oragnizuar nga Poeteka dhe në Teatrin Volkstheater në Vjenë. Larg nga zhurma dhe me maturi, Elona shkruan për të përditshmen gati me naivitetin e një fëmije, i cili duke qenë më afër Zotit, thotë të vërteta që na shokojnë.

Ka studiuar fillimisht për piano në shkollën artistike "Prenk Jakova" e më pas gjuhë frënge në shkollën e gjuhëve të huaja "Shejnaze Juka". Studimet e larta në nivelin master i ka kryer për psikologji pranë UT. Poezia është pjesë e pandashme e saj.
Komente 0