>
LETERSISHQIP

Të Zgjohesh Me Ty

M'pëlqen sapo zgjohesh
me flokët e hallakatur,
dhe kur e shijon kafen
me këmbët akoma zbathur.

M'pëlqen aroma
që trupi t'a lëshon,
dhe gropat në faqe
që e qeshura t'i krijon.

M'pelqejnë edhe mrrolat
që t'formohen n'ballë,
sa herë që drita e diellit
të bie përballë.

M'pëlqen kur ndihesh n'faj
sa herë që bëhesh vonë,
dhe me sytë akoma n'gjumë
gjoja bën sikur nxiton.