>
LETERSISHQIP

Djali Nga Kosova 1

Nje mbremje me shoqe ne teater shkova
e pa dashur syte e nje djali takova.

Me rrembyen menjehere dhe mendjen ma moren,
me shikimin si magnet drejt vetes me terhoqen.

I ndjeja syte e djalit qe vjellurazi m'shikonin, por koken nuk e ktheva, e durova presionin.

O Zot ne cfare torture kaluan ato momente,
teatri e pati, mos me pyetni per komente.

Kur shfaqja mbaroi dhe dritat u ndezen,
syte e tij dhe t'mite perseri u ndeshen.

Njerezit filluan te ngrihen dhe perjashte te dalin, n'ato momente e humba dhe djalin.

Gjate rruges per ne shtepi gjithe kohes e mendoja, mora vesh qe djali ishte nga Kosova.

Por c'rendesi kishte nga cili vend ai vinte,
m'kishte godit aq fort sa mendja s'ma priste!