>
LETERSISHQIP

Udhëtimi I Shpresës

N'krah të prindërve lundron
në terrin e natës,
nga pas ke lënë luftë
dhe njerëzit e dashur.
Edhe pse foshnjë
për t'kuptuar diçka,
duket sikur e ndjen
ç'aromë mban frika.
M'duket sikur po t'shoh
mbi atë varkë të vogël,
duke u përkund nga valët e detit
nën dritën e hënës.
E mbështjellur mirë
me një thes prej plastike,
dhe sytë e tmerruar
që lypin ngushëllim prej nënës.