Elona Musaj Poezi
Elona Musaj

Tema: Poezi Për Gjyshërit


Gjyshja

Kur mendoj femijerine,
gjyshen e kujtoj,
ulur ne verande
si nje zonje e rende.

Me kujtohen kukullat,
qe me dore mi qepte,
ja priste edhe rrobat,
si t'ishte rrobaqepese.

Ju drejtoja asaj,
sa here qe kisha pyetje,
ajo ishte enciklopedia,
e atyre viteve.

M'kujtohen netet e veres,
kur rrinim zgjuar deri vone,
historite qe mi tregonte,
kur fliste per adet e zakon.

Ndjej shume nostalgji
dhe e kujtoj me mall,
gjyshen time te embel
me arome portokall!

- Poezi nga Elona Musaj


- U dërgua nga Elona76 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0