>
LETERSISHQIP

Dy Te Humbur

Vetem nje shenje
sado e vogel mjafton,
qe koken ta kthej mbrapa
dhe drejt teje te vrapoj.

C'eshte kjo cmenduri,
kjo ndarje kaq e trishte,
duhemi kaq shume,
por e flijojme dashurine.

Une veproj sikur s'te dua,
ti as qe me shikon,
dhe pse, pervec se bashke,
asgje te lumtur s'na ben.

Larg nga njeri tjetri
vuajme ne fshehtesi,
krenaria na beri t'huaj,
lumturise nuk i dhame rendesi.