>
LETERSISHQIP

Mes Krenarisë Dhe Dhimbjes

Në cilin skaj të botës
jemi dashuruar e shkatërruar?
Në cilën kornizë kohore
krenaria na bëri t'huaj?

Do t'doja të ngrija një monument
në kujtesë të atyre ditëve,
që e shënuan një finale,
pa shpresë për rikthime.

Kush ishte i pari
që e tha fjalën fund,
e ndoshta pa dashje,
agimin e bëri muzg?

Eshtë për t’u habitur
si erdhëm në k'të gjendje,
përvec krenarisë e dhimbjes,
asgjë tjetër s'më vjen në mendje…