>
LETERSISHQIP

Bie Shi

Bie shi, vertet fort,
me tek ti s'mund te arrij.
Bie shi, pa pushim,
sonte mos me prit te vij.

Makina që përplaset
e vendosi fatin tim,
pertej xhamit t’mjegulluar,
ndodhet ende trupi im.

Bie shi, vërtet fort,
tani larg teje jam.
Bie shi, pa pushim
edhe moti sonte qan.

Ky qiell i vrenjtur,
si nuse më merr sonte,
bubullimat qe degjohen,
jane orkestra e kesaj mbremje…