>
LETERSISHQIP

Albumi I Vjeter

Rastesisht sot e hapa
albumin e vjeter,
me fotot bardh e zi
te nje epoke tjeter.

Ngjyrat e kujteses
e zgjuan trurin tim,
plot me emocione
u mbush shpirti im.

Vegjeli, femijeri, rini,
momente t'paharrueshme,
m'kalonin para syve
si nje film bardh e zi.

Fotografite me flasin,
me tregojne plot histori,
mallengjehem per kohen e shkuar,
per familje dhe shoqeri.

Ndjej nostalgji per at kohe
dhe pse shume pak zoteronim,
tani jemi t'mbushur me gjera,
qe zemren s'e joshin, s'e ngrohin.