TEKSTESHQIP
Elsa Lila - Vibracione
Elsa Lila
Vibracione
(Feat. Pirro Çako)

Për produksionin audio ka punuar në studio Enis Mullaj.
Teksti :: Song Lyrics
Vetëm ti e kishe forcën dhe magjinë
Të ndryshoje jetën time,
Vetëm ti më flisje gjatë për dashurinë,
Çdo natë, çdo natë
Dua të të them se çdo ditë jetoj
Unë me shpresën të takoj
Edhe pse të gjithë më thonë se mbaroj
Nuk do kthehet më njësoj

Kori:
Vibracionet e tua janë akoma në trup
Janë akoma në shpirt për mua
Zemra ime e shkretë për ty nuk ka jetë
Vibracionet e tua dridhin gjunjët e mia
Janë si flutura në buzë për mua
Pa ato nuk kam jetë
Çdo sekond i dua
Akoma i ëndërroj akoma i dëshiroj
Imagjinoj veten time për çdo natë
Me ty në shtrat

Do të pres diku në fundin e një rruge
Derisa do t’fiken dritat
Po nuk erdhe vetë, unë sfidën unë do ta pranoj, pranoj
Dhe të gjitha lotët do kenë emrin tënd
Me sy mbyllur do duroj
Derisa hija jote puthur përqafuar të kalojë (kalojë)

Kori:
Vibracionet e tua janë akoma në trup
Janë akoma në shpirt për mua
Zemra ime e shkretë pa ty nuk ka jetë
Vibracionet e tua dridhin gjunjët e mia
Janë si flutura në buzë për mua
Pa ato nuk kam jetë
Çdo sekond i dua
Akoma i ëndërroj akoma i dëshiroj
Imagjinoj veten time për çdo natë
Me ty në shtrat

Dhe pse vitet kanë kaluar
Asnjëherë s’të kam harruar
Dritherima ndjej akoma sot ooooh no
Pa-ra-ra-ra ra-ra ti s’e di

Kori:
Vibracionet e tua janë akoma në trup
Janë akoma në shpirt për mua
Pa ato nuk kam jetë
Çdo sekond i dua
Akoma i ëndërroj akoma i dëshiroj
Imagjinoj veten time për çdo natë
Me ty në shtrat

Dua të të them s’të kam harruar
Komente 0