TEKSTESHQIP
Biografia
Ema Bytyqi u lind në Prishtinë me 29 Qershor 1983. Ka te mbaruar shkollen e mesme te muzikes "Prenk Jakova". Prishtinë pjesëmarrëse e shumë festivaleve dhe krijuese e shumë hiteve. Ajo është vajza e aktores së humorit, Drita Durakut, e njohur si "Nusja e Gostivarit" dhe që është ndarë nga jeta më 8 Korrik 2024. Ema është këngëtarja e parë nga Kosova që me këngën "Ku je ti" arriti ta rrëmbej çmimin e parë në Festivalin "Kënga Magjike" të organizuar në vitin 2003.

Ema po vazhdon të jetojë në Gjermani, ku edhe po punon në një sektor që s’ka të bëjë fare me muzikën, që siç thoshte dikur, është pasioni i saj i madh. Ka vite që këngëtarja Ema Bytyqi, dikur shumë aktive në skenë, nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor, dhe është larguar totalisht nga shou bizi shqiptar. Edhe pse kishte vokal potent, për arsye personale, këngëtarja vendosi të largohej për një kohë duke ia kushtuar kohën familjes dhe profesionit të saj në Gjermani.
Komente 2