TEKSTESHQIP
Biografia
E martuar me Prof.Dr. Ramazan H. Bogdani, ka një vajzë, Ershela Bogdani. Konsiderohet si një nga personalitet më të padiskutueshme të artit skenik, në fushën e interpretimit të këngës shqiptare. Në vitin 1972, kreu Shkollën e Mesme Artisitke "Jordan Misja" në Tiranë, në degën Teori muzike. Në vitet 1973-1977, përfundon studimet e larta dhe diplomohet në degën e Aktrimit, pranë Fakultetit të Artit Skenik, në Akademinë e Arteve Tiranë (sot Universiteti i Arteve).

Punon fillimisht si redaktore në Radio Tirana dhe më pas aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Nis karrierën e këngëtares profesioniste në Teatrin e Estradës së Tiranës, në vijm Qëndra Kulturore e Tiranës dhe punon në këtë institucion deri më 18.11.2014, kur del në pension, – duke shënuar plot 37 vite punë si artiste profesioniste. Në rrugëtimin e saj të gjatë artistik, numërohen të realizuara mbi 100 këngë të muzikës së lehtë shqiptare, duke u ruajtur në arkivin e Radio Televizionit Shqiptar. Është pjesëmarrëse në rreth 4.000 shfaqje artistike, midis të tjerave, Festivaleve dhe Koncerteve Recitale artistike, Dekadave të Majit, Anketave muzikore etj, duke shkelur pothujase me artin e saj të gjitha cepat e Shqipërisë. Ema Qazimi, është pjsëmarrëse në 25 Festivale të Radio Televizionit Shqiptar, duke nisur me Festrivalin e vitit 1968, kur ajo ishte në moshë fare të re, veçse 14-vjeç.

Në Dhjetor 1968, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali I 7-Të Në Rtsh me këngën "Letër Nënës". Me këngët "Letër Nënës" (Avni Mula) dhe "Ylli partizan" (Agim Krajka), për herë të parë merr pjesë në (Festivali i 6-të i Këngës në RTSH|Festivali i Këngës në RTSH) ku merr çmim të dytë dhe të tretë. Më pas vazhdon të merr pjesë po thuaj se rregullisht në këtë festival

Në Dhjetor 1969, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 8-të në RTSH me këngën "Vite Te Zjarrta".

Në Dhjetor 1970, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngët "Portret Heroine" dhe "Shtepia Ku Lindi Partia".

Në Dhjetor 1972, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën "Kush Me Njeh Mua", të kompozur nga Agim Prodani. Me këtë rastë fiton çmimin e tretë të festivalit.

Në Dhjetor 1973, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën "Gjurmë Të Arta", me muzikë të pregatitur nga Kujtim Laro, e tekst të Lirim Dedës. Me këtë këngë fitojë çmimin e parë dhe u dublua nga Vaçe Zela.

Në Dhjetor 1973, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën "Sup Më Sup Si Malet", e pregatitur nga Agim Prodani së shpejti u dublua nga ana e Qemal Kërtushës.

Në Dhjetor 1974, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën "Kënga Zjarr", e kompozuar nga Tish Daija dhe e shkruar nga Aleksandër Banushi më vonë u dublua nga Avni Mula.

Në Dhjetor 1974, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën "Derdhëm Gjak E Hodhëm Rrënjë", të kompozuar nga Kujtim Laro e të shkruar nga Xhevahir Spahiu zuri vendin e dytë në festival, dhe po kjo këngë u dublua më vonë nga Thëllënxa Akcani.

Në Dhjetor 1975, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën "Buka E Duarve Tona", një këngë e shkruar nga Xhevahir Spahiu dhe kompozuar nga Kujtim Laro dhe me të mori çmimin e parë. Kjo këngë më vonë u dublua nga Alida Hisku.

Në Dhjetor 1975, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 14-të në RTSH me këngën "Dashuria Më E Madhe", e shkruar nga Fatmir Gjata me muzikë të pregatitur nga Agim Prodani, nuk e pati fatin e të parës, por edhe kjo fitoi çmimin e tretë dhe më vonë u dublua nga Lindita Sota.

Në Dhjetor 1976, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Këngë Për Tiranën", me muzikë të Nikolla Zoraqi dhe tekst të Dritëro Agolli. Po ashtu edhe kjo këngë më vonë u dubluar nga Gaqo Çako. Kënga tjetër që mori çmimin e tretë.

Në Dhjetor 1976, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Buka Dhe çeliku", me muzikë të pregatitur nga Agim Prodani e të shkruar nga Pandeli Koçi e cila më vonë u dubluar nga Zeliha Sina. Kjo këngë doli fituese e çmimit të dytë.

Në Dhjetor 1978, Ema Qazimi & Liliana Kondakçi marrin pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën "Këputa Një Gjethe Dafine", me të cilën u paraqit në duet me Liljana Kondakçiun, u dublua nga Gaqo Çako i cili në këtë festival kishte fituar çmimin e parë.

Festivali i Këngës së RTSH-së, në Republikën e Shqipërisë për kohë të gjatë ishte ngjarja më e lartë shtetërore e kulturës sa i përketë muzikës, mirëpo, Ema për shkak të një turneu në Greqi në vitin 1977, në Festivalin e 16 nuk pati mundësi të marrë pjesë. Por në vitin pasues, më 1978, në Festivalin e 17-të, ajo prapë u kthye. Në Dhjetor 1978, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën "Shqipëri O Vendi Im", një këngë e shkruar nga Hysni Milloshi dhe kompozuar nga Avni Mula. Me këtë këngë mori çmimin e dytë dhe si zakonisht për këngët e saja, edhe kjo u dublua më vonë nga ana e vetë autorit, Avni Mula.

Në Dhjetor 1979, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "Trendeline Dhe Kenge", e shkruar nga Hysni Milloshi dhe e kompozuar nga Avni Mula. Ishte kjo hera e parë që Ema u paraqit vetëm me një këngë në këtë festival, që nga fillimi i pjesmarrjes së saj në të.

Për Festivalin e 19 të Këngës në RTSH, Feim Ibrahimi për Emën kishte pregatitur këngën e titulluar "Nën yje e prisnim vitin e ri". Dublimin e kësaj e ka bërë Gaqo Çako.

Në Dhjetor 1980, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën "Për ty çelin mijëra mëngjese", e pregatitur nga Avni Mula i cili edhe e dubloi.

Në Dhjetor 1981, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën "Krenari E Brezave". Kjo ishte shkruar nga Gjokë Beci, kompozuar nga Feim Ibrahimi dhe dubimi i saj është bërë nga Liliana Kondakçiu. Kjo këngë fitoi çmimi e parë.

Në Dhjetor 1981, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën "Shqipëria jonë". Tekstin e kësaj e kishte pregatitur Zhuliana Jorganxhiu ndërsa muzikën Kujtim Laro, dublimi i saj është bërë nga Alida Hisku.

Në Dhjetor 1982, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 21-të në RTSH me këngën "Dashuria Jonë".

Në Dhjetor 1983, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 22-të në RTSH me këngën "Rinia E Njerëzve Të Mi".

Në Dhjetor 1983, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 22-të në RTSH me këngën "Zemërzjarrta Moj".

Në Mars 1985, Ema Qazimi merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1985 me këngët "Gol, Bukur Gol" dhe "Cobani".

Në Dhjetor 1985, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 24-të në RTSH me këngën "Lidhur Ne Nje Bese".

Në Mars 1986, Ema Qazimi merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1986 me këngën "Pranvera Vjen E Gjen Pranverë".

Në Mars 1988, Ema Qazimi merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1988 me këngën "Ne Vajzat".

Në Prill 1989, Ema Qazimi merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1989 me këngën "Kenga E Marinarit".

Në Dhjetor 1989, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 28-të në RTSH me këngën "E Zgjove Vetë Të Vërtetën".

Në Dhjetor 1993, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 32-të në RTSH me këngën "Ti O Shpirt Që Mban Një Botë".

Në Dhjetor 1994, Ema Qazimi merr pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "Të Dua O Jetë".

Rikthehet në Festivalin e 37-të, me këngën e kompozuar nga vetë Ema "Mama", që ja kushton, nënës së saj.

Në Nëntor 1999, Ema Qazimi & Ershela Bogdani marrin pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Ikin Stinet".

Ka marrë gjithsej 5 çmime të para "Shtëpia ku lindi partia" në Fest. 9, "Gjurmë të arta" Fest. 12, "Buka e duarve tona" Fest. 14, "Këputa një gjethe dafine" Fest. 17 dhe "Krenari e brezave" në Fest. 20-të.

Ka marrë çmime të dyta e të treta pafund, thuajse në çdo festival duke filluar nga i Festivali i 6, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 17 dhe Fest 21. Në të gjitha anketat muzikore që ka marrë pjesë ka qenë fituese, ku mund të përmendim këngët: "Mujo Ulqinaku", "Djaloshi me këmishë të kuqe", "Dheu im flori", "Bija ime", "Ditëlindja dhe deti".

Ema ka marrë pjesë gjithashtu në Festivalet e Pranveres, ku në të parin qe ndër më të pëlqyerat e publikut me këngën "Gol bukur gol" e Agim Prodanit, – me të cilën zuri vendin e dytë. Kënga "Cobani" e Luan Zhegut, zuri vendin e tretë.

Ema, gjatë karrierës së saj njihet si këngëtarja që ka pasur më shumë duete me këngëtaren, Liljana Kondakçi, me të cilën numëron 6 duete: "Këputa një gjethe dafine", "Mbete këngë e brezave", (A.Peci) "Këngë për Emin Durakun" (kënduar në Kosovë), "Ti më je si një gonxhe", "Natë në bregdet " (K. Kote), si dhe me Luan Zhegun ka një duet "Fejesa jonë". Ajo ka dhënë koncerte dinjitoze në disa vende, si: Itali, Greqi, Francë, Gjermani, Zvicër, Kroaci, SHBA, etj, e po ashtu edhe katër Koncerte Recitale:

"Udha e këngës sime" – Tiranë, 1986. Ky spektakël shënon të parin realizim institucional në gjininë e Artit të Muzikës se Lehtë Shqiptare. Ai u dha në pothuajse të gjithë qytetet e mëdha të Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Korçë, Shkodër etj.
"Rrënjët e Lisit Tim" – Rajonin e Pulias, Arbëreshët e Italisë, 1990
"Ema la piu famosa cantante Televizione Albanese" – spektakël koncertal, qyteti Kastelamare Di Stabia – Napoli, Itali, 1992
"MAMA" – spektakël televiziv (edhe autore e libretit) – RTSH, Tiranë, 2001
Këto spektakle janë shfaqur sa e sa herë për shqiptarët në të gjithë hapsirën mbarëshqiptare kudo nëpër botë dhe kurdoherë janë mirëpritur me entuziazëm të madh si rrallë kush tjetër.

Të gdhendura do të mbesin disa nga këngët e Emës, si: "Këngë për Çerçis Toppullin", "Vite të Zjarrta", "Këngë për Mujo Ulqinakun", "Portret heroine", "Baballarët", "Trëndelinë dhe këngë", "Rinia jeton", "Këputa një gjethe dafine", "Çobani", "Marinari", "Shqipëri o vendi im", "Kur çelin bozhuret", etj. Posaçërisht shquan kënga e kompozuar nga vetë Ema, me një titull kuptimplotë "Mama", një himn i dashurisë për të gjithë ata fëmijë që u ka munguar dhe u mungon kjo figurë e dashur për çdo njeri.

Ema është vlersuar me disa çmime:
"Çmimi i madh i Deakdës së Majit" – Tiranë, 1969.
"Artiste e Merituar" – Tiranë, 1984.
Kupa e Festivalit të "Kënga Mesdhetare" – Trani, Itali, 1992.
Çmimi i madh "Mikrofoni i Artë" në Festivalin "Kosovarja këndon" – Ferizaj, Kosovë, 1999.
Mjeshtër i Madh" – Tiranë, 2010.

Pjesëmarrëse si aktore :
"Diell me kastër", rol kryesor, Teatri Popullor
"Vërshime Pranverore" rol kryesor, Teatri Popullor
"Përmbytja e madhe" rol episodik, Teatri Popullor
"Kapedani", rol episodik, Film i Kinostudios "Shqipëria e Re"
Turne me trupën e Teatrit Popullor në Kosovë.

DËRGOI: