TEKSTESHQIP
Biografia
Emiljano Citaku i lindur ne Tirane 4 Dhjetor 1994. Ne vitet 2005-2013 ai studioi ne Liceun Artistik Jordan Misja degen perkusion. Emiljano gjithashtu ndiqte muziken si nxenes i Pallatit Te Pionereve ku njihej per pasionin ndaj perkusionit dhe kenges duke mare pjese ne spektakle te ndryshme si Gjeniu i Vogel, Elephant Show, Festivali i Tiranes, Promofest, X Factor Albania, Balsika etj. Zëri i tij i vecante dhe deshira per te kenduar beri qe Emiljano te punesohej qe ne moshe te vogel nga kompania me e madhe e prodhimit te filmit me sherbim te plote ne Shqiperi Kompania Filmike AA si aktor zeri ne vitet 2007-2013, duke krijuar, perkthyer dhe dubluar nje shumellojshmeri materialesh ku vlen te cilesohet muzika ne sfond e emisionit te Digitalb 'Xhaxhi Piktori'.

Ne mungese se deges Perkusion ne Akademine e Arteve ne vitet 2013-2016 Emiljano Citaku shkeputet nga muzika duke kryer studimet e larta me fokus biznesin. Ai ndjek studimet per 'Management of Small and Medium Sized Enterprises ne gjuhen angleze ne Fastip (fakultet autonom i Aleksander Moisiut i bazuar ne sistemin gjerman te akademive profesionale te Baden-Wurttemberg).

Ne keto vite ai kreu internshipe ne kompani nderkombetare ne Shqiperi dhe Brazil. Emiljano largohet per ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 2017 ku mbaron studimet master ne 'Ashland University' per 'Global Financial Management'duke udhetuar per tu trajnuar ne shtete si Izrael, Portugali, Spanje etj.

Në vitin 2012, Emiljano Citaku merr pjesë në X Factor Albania 2.

Ne vitin 2020 Emiljano boton librin e pare me titull 'What if?: Your Guide To Making The Best Decisions Ever'.