>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Për herë të parë jam ngjitur profesionalisht në skenë në festivalin Nota Fest, me këngën “Dua”. Me këtë këngë filloi suksesi im në skenën e muzikës. Fillimi karrierës muzikore ka qenë paksa i vështirë, mirëpo ja dola dhe me punë arrihet çdo gjë... Kam marrë pjesë në shumë festivale në të gjitha trevat shqiptare, ndërsa jamë shpërblyer në festivalin Polifest në Kosovë dhe “Çelësi muzikor”, poashtu në Kosovë, ku në Polifest mora çmimin e medieve, interpretim dhe kënga me produksion më të mirë. Në festivalin “Çelësi muzikor”, jam shpërblyer me çmimin e dytë nga publiku. Emocioni është pjesë e skenës. Në fillim kam patur më shumë emocione, ndërsa ka një kohë të gjatë që nuk kam emocione pasi që vetë puna e bënë të veten.
Për lookun tim kujdeset Sergej, stilisti im, ndërsa më duhen së paku tre orë për tu pregatitur për të dalë në skenë ose në ndonjë mbrëmje gazmore, ndërsa për dalje të zakonshme me duhen së paku një orë. Ndjehem shumë mirë, mirëpo jo edhe kur e teprojnë. Komplimenti me i mirë që kam marrë kohët e fundit është prapanicën e ke shumë sexy. Nuk jam e dashuruar. Përderisa nuk jam e dashuruar, nuk mund të jap ndonjë vlerësim në lidhje me dashurinë, por besoj së dashuria është diçka në mes të mirës dhe së keqes!. Mashkulli im ideal duhet te jete i qetë dhe i dëgjueshëm që të më le kohë për sqarime. Më një fjalë i kuptueshëm. Më pëlqejnë filmat Thriller, Action. Kam parë shumë filma dhe shoh zakonisht. Aktoret qe preferoj jane Angelina Joli, Jenifer Lopez, Antonio Banderas, Enrique Englesias. Më pëlqejnë shumë udhëtimet dhe vendi në të cilin do të jetoja përgjithmonë është Dubai. Jam marrë me vallëzim, me sport nuk jam marrë shumë, por një kohë kamë luajtur tenis, ndërsa për të shtuar kile e kamë shumë vështirë, ndërsa për tu dobësuar, dobësohem shumë shpejt dhe e kam problem. Kur kam kohë të lirë dhe mundohem ta plotësoj duke vallëzuar, duke lexuar, duke qëndruar me familjen. Komentet në internet në lidhje me këngët e mia i lexojë shumë rallë, ndërsa fansave ju kërkoj ndjesë pasi nuk kamë mundësi që t’ju përgjigjem të gjithëve, por i falënderoj shumë për përkrahjen që me japin dhe ju garantoj se gjithmonë do të punojë që ato të mos i zhgënjej. Ka patur shumë spekulime se kamë bërë operacion plastik, ndërsa kjo nuk është aspak e vërtet dhe në qoftë se e bëj me shumë krenari do ti njoftoj mediat se kamë bërë operacion plastik, pasi çdo kush nuk mund ta bëjë edhe operacionin. Nëse do të kisha vendosur që të bëj operacion plastik do të kisha intervenuar në hundë dhe në buzë. Por të them një sekret: mjekët i kamë shumë pikë të dobët dhe e kamë shumë vështirë që të bind veten që të marrë një hap të tillë.

Në Nëntor 2005, Emira Ademi merr pjesë në Nota Fest 2005 me këngën "Temperamente".

Në Prill 2006, Emira Ademi merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Ti Je Mbret".

Në vitin 2005, Emira Ademi publikon albumin "Temperament".

Në Nëntor 2006, Emira Ademi merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Me Pelqen Parfumi Yt I Ri".

Më datë 7 Janar 2023, Emira Ademi publikon videoklipin "Baby". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Nurteel. Videoklipi u prodhua nga kompania A Films.

Më datë 17 Shkurt 2023, Emira Ademi publikon videoklipin "Update". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Emira Ademi.

Më datë 16 Mars 2023, Emira Ademi publikon videoklipin "Ti". Videoklipi u prodhua nga kompania Cinematic.ch.

Më datë 15 Nëntor 2023, Emira Ademi publikon videoklipin "Lule Te Varri". Orkestrimi i këngës vjen i realizuar në bashkëpunim nga Granit Gashi & Dardd. Videoklipi u prodhua nga kompania A Films.