A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Enca
  • Vendlindja:
  • Tiranë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 22 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 19 Tetor 1995
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♎ Peshorja
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  1417
Këndon kryesisht: pop

Enca është këngëtare shumë e njohur. Enca, (ose ndryshe Ruensa Haxhiaj) filloi karrierën e saj në moshë shumë të vogël duke konkurruar nëpër festivale femijesh dhe talent show. Kjo ishte dhe koha ku ajo filloi te evidentohej për talentin e saj në këngë e interpretim dhe bukurinë e saj duke marrë keshtu që në moshë të herët epitetin “yll”. Daljet e saj të para në skenë kanë qënë në moshën 9 vjecare në spektakle si “Zërat e Rinj”, “Një këngë për ty”, “Promofestival” etj. Muzika ka qënë gjithmonë pasioni i saj më i madh ndaj ajo nuk mund ta linte me kaq; Enca ishte ndër të parat këngëtare shqiptare që këndonin “covers” për YouTube, aty ajo fitoi nje audiencë te gjerë që e mbështeti për të ecur më tutje. Paralelisht me studimet e përgithshme ajo ndoqi edhe studimet për kanto (muzikë të lehtë). Enca ka nje ze te mrekullushem edhe kur kendon live dhe ka marre pjese nëpër evente të shumta, festivale, televizione duke tërhequr një vëmendje të madhe mediatike.

Në vitin 2011, Enca merr pjesë në The Voice of Albania 1.

Në Qershor 2012, Enca publikon singëllin e saj të parë me titull "The Best Of" pas pjesemarrjeve nëpër spektakle te ndryshme. Një këngë e stilit R&B me një tekst që fliste për dashurinë ndaj muzikes.

Më Gusht 2012, Enca publikon videoklipin e saj të dytë "Kjo Verë", e cila pati një impakt të madh në publik. Edhe pse vetëm më këngët e saj të para, ajo u evidentua për stilin e saj të vecantë duke krijuar një grup te madh admiruesish.

Në Nëntor 2012, Big Basta & Enca marrin pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "All That" ku Enca u shfaq shumë me ndryshe, duke prezantuar anën e saj si rrepere, me një look tepër interesant dhe rebel. Pak para performancës në Top Fest, Enca ishte e ftuar në këngën "100" (Feat. Big Basta & Etnon), këngë e albumit të Big Basta "Radio And Club" (2012).

Në Dhjetor 2012, Enca realizon një “remake“ (version të sajin) të këngës “All I Want For Christmas is you”, e cila u pëlqye shumë nga publiku. Duke ecur në hapa të sigurtë karriera e saj mori vrull.

Në Shkurt 2013, Enca merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Dua Te Jesh Ti". Kjo ishte balada e saj e parë e stilit pop/rock, e cila u rendit në top 10 kenget më të suksesshme dhe të preferuara për publikun duke e shndërruar Encën në një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Më datë 21 Qershor 2013, Enca publikon videoklipin "Jepe Tash". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Kënga u shndërrua menjëhere në Hit duke definuar edhe më shumë Encën si artiste.

Më datë 27 Korrik 2013, Enca & Ardit Cuni publikojnë videoklipin "Real Love". Enca ishte e ftuar dhe ky është single i saj i parë në anglisht.

Më datë 21 Maj 2014, Enca publikon videoklipin "Ishim Ne". Teksti u shkrua nga Olti Curri. Me këtë këngë, Enca merr pjesë në Top Fest 11 në vitin 2014.

Më datë 4 Qershor 2014, Enca publikon videoklipin "Ata Nuk E Din", në bashkëpunim me Noizy.

Më datë 28 Korrik 2014, Enca publikon videoklipin "A Po T’pëlqen". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Rozana Radi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Enca merr pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014.

Më datë 1 Shtator 2014, Enca publikon videoklipin "A Po T'pelqen (Ackua Remix)".

Më datë 6 Dhjetor 2014, Mozzik publikon videoklipin "Edhe Njo", në bashkëpunim me Enca.

Më datë 22 Dhjetor 2014, Enca publikon videoklipin "Golden Eagle".

Më datë 29 Mars 2015, Enca publikon videoklipin "Kjo Vere".

Më datë 4 Korrik 2015, Enca publikon videoklipin "Soul Killa". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Enca, Mozzik. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Enca merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Më datë 1 Tetor 2015, Enca publikon videoklipin "Call Me Goddess".

Më datë 8 Prill 2016, Enca publikon videoklipin "Dreq". Me këtë këngë, Enca merr pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.

Më datë 15 Qershor 2016, Enca & Noizy publikojnë videoklipin "Bow Down". Muzika e këngës u punua nga Enca, Noizy. Me këtë këngë, Enca & Noizy marrin pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.

Më datë 27 Janar 2017, Enca publikon videoklipin "Love On My Body".

Ne vitin 2017 nenshkroi kontrate me Universal Music (UMG)dhe solli kengen e pare ne anglisht Love on my body ne kanalin VEVO.

Më datë 21 Korrik 2017, Enca publikon videoklipin "Ciao".

Në vitin 2017, Enca publikon albumin "Self Made (The Singles Collection)".

Më datë 23 Mars 2018, Enca publikon videoklipin "Dua".

Enca ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Rendez-Vous".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  anniehoxha    ejonab    rei.liksala    lorisalika  

Ish-Anëtare e labelit

O.T.R.

Pjesëmarrëse në

Voice Of Albania

Profili

Twiter

Profili

Facebook

Faqja

Zyrtare

Instagrami

Zyrtar

Kanali

Youtube

Profili

Snapchat

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Enca »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018