Enca, (ose ndryshe Ruensa Haxhiaj) filloi karrierën e saj në moshë shumë të vogël duke konkurruar nëpër festivale femijesh dhe talent show. Kjo ishte dhe koha ku ajo filloi te evidentohej për talentin e saj në këngë e interpretim dhe bukurinë e saj duke marrë keshtu që në moshë të herët epitetin "yll". Daljet e saj të para në skenë kanë qënë në moshën 9 vjecare në spektakle si "Zërat e Rinj", "Një këngë për ty", "Promofestival" etj. Muzika ka qënë gjithmonë pasioni i saj më i madh ndaj ajo nuk mund ta linte me kaq; Enca ishte ndër të parat këngëtare shqiptare që këndonin "covers" për YouTube, aty ajo fitoi nje audiencë te gjerë që e mbështeti për të ecur më tutje. Paralelisht me studimet e përgithshme ajo ndoqi edhe studimet për kanto (muzikë të lehtë). Enca ka nje ze te mrekullushem edhe kur kendon live dhe ka marre pjese nëpër evente të shumta, festivale, televizione duke tërhequr një vëmendje të madhe mediatike.