TEKSTESHQIP
Enkelejda & Hysni Alushi - Çamëri Nuse Me Halle
Enkelejda & Hysni Alushi
Çamëri Nuse Me Halle

Kënga është një komponim nga Edi Balili.
Teksti :: Song Lyrics
Hyrje:
Çamëri, nuse me halle... ah... me halle...
Vetem ti të kam në mend...
Më klan siri, moj, për një valle...
Më djeg zemra, moj, për një këngë...

Enkelejda:
Ka shumë kohë që jam larg teje,
ika që kur jesh fëmijë.
Gjaku yt më rrjedh në deje,
nëna ime, Çamëri.
Sa shumë vite larg prej teje,
ika që kur jesh fëmijë.
Gjaku yt më rrjedh në deje,
nëna jonë, Çamëri.

Hysniu: (2X)
Dhe në ardhsha asaj ane,
një merak të madh e kam:
të kërcej një valle çame,
t'më vejë koka në tavan.

Refreni:
Lërmë një si, të të shikoj,
sa herë malli të më marrë.
Lërmë një bahçe ta punoj,
kur të vdes, të kem një varr.
E copa-copa të më bluash,
mos më lësh nam e nishan,
Njëqind herë të më gatuash,
një mijë herë do bëhem çam.

Vokalizime:
Çamëri, nuse me halle...
Vetëm ti të kam në mend...
Më klan siri, moj, për një valle...
Më djeg zemra për një këngë...

Enkelejda: (2X)
Sa herë të kujtoj me mall,
pikon lot nga sitë e mi.
S'të harroj, sa të jem gjallë,
moj e bukura Çamëri!

Hysniu: (2X)
Këmbëkryq përmbi rrogoz,
në bahçe unë le të rri.
Sitë në qiell do t'i fundos,
të gjej yllin Çamëri.

Refreni: (2X)
Lërmë një si, të të shikoj,
sa herë malli të më marrë.
Lërmë një bahçe ta punoj,
kur të vdes, të kem një varr.
E copa-copa të më bluash,
mos më lësh nam e nishan,
Njëqind herë të më gatuash,
një mijë herë do bëhem çam.

DËRGOI:
Komente 1