TEKSTESHQIP
Enkelejda Alushi - Baladë Çame
Enkelejda Alushi
Baladë Çame

Kënga është një komponim nga Edmond Zhulali, ndërsa autor i poezisë është Bilal Xhaferri. Krijimi artistik i radhës është finalizuar tashmë si dhuratë i përpunuar në dimensionin vizual me një klip muzikor, i cili u transmetua më 22 Qershor 2010.
Teksti :: Song Lyrics
Ulërin erë e Mesdheut,
mbi trojet stërgjyshore...
Në kullotat e braktisura,
kullosin rrufetë...

Dhe kudo toka çame,
mbuluar nga retë,
rënkon e mbytur në gjak e lot,
mbetur shkretë,
pa zot.

Ref.:
Pa zot! Pa zot! Pa zot!
Pa zot! Pa zot! Pa zot!

Na tregojnë drejtimin plumbat,
që vërshëllejnë në errësirë.
Na ndriçojnë rrugën flakët,
që gjithë tokën kanë përpirë.

Pas shpinave tona, përplas tufani dyert,
e shkallmuara të shtëpive.
Zgjaten rrugët në veri, ne ecim nëpër shi.
Lamtumirë, Çamëri...

Ref.:
Pa zot! Pa zot! Pa zot!
Pa zot! Pa zot! Pa zot!

(Oh moj toka çame!)
Pa zot! Pa zot! Pa zot!
Pa zot! Pa zot! Pa zot!
(Oh moj toka çame!)
Pa zot! Pa zot! Pa zot!
Pa zot! Pa zot! Pa zot!
Komente 0