>
BIOSHQIP
Biografia
Enrique Miguel Iglesias Preysler është këngëtar spanjoll-filipinas. Famën ndërkombëtare e arriti në Meksikë e cila e ndihmoi shumë atë të bëhej i famshëm në Amerikën Latine, ShBA dhe Evropë, duke shitur shumë albume në gjuhen spanjolle në atë periudhë. Por pa ardhur akoma shekulli i ri, ai hyri edhe në tregun e muzikës në gjuhën angleze dhe gjithashtu pati një sukses shumë të madh, duke shitur rreth 50 milion albume në të gjithë botën, dhe një fitim prej 48 milion dollarëve amerikanë. Ai është djali i tretë dhe i fundit i Julio Iglesias dhe gazetares filipinas Isabel Preysler, ka një motër Chabeli dhe vellain Julio Iglesias Jr., Julio dhe Isabel u shkurorëzuan në vitin 1978 dhe më pas Julio migroi në Miami për të ndjekur karrierën e tij në Florida. Në vitin 2002 kur Enrique po xhironte videoklipin e tij 'Escape' dhe aty njeh tenisten ruse Anna Kournikova me të cilën bie në dashuri.