TEKSTESHQIP
Biografia
Poete, shkrimtare, përkthyese dhe eseiste shqiptare, u lind në Korçë në vitin 1975. Është diplomuar për gjuhë Angleze në vitin 1998.

I është akorduar titulli ‘Grua Universale’, nga Universiteti Ndërkombëtar i Paqes në Zvicër në vitin 2018, dhe njëkohësisht është ‘Akademike Nderi’ për Universitetin Ndërkombëtar të Paqes, dhe Akademinë Universum, – Lugano, Zvicër.

Aktualisht është pedagoge e gjuhës angleze në Universitetin Katolik, Zoja e Këshillit të Mirë ( ZKM) I janë akorduar bursa studimi nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Britanik, në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2004, si edhe nga Akademia e Bad Wildbad dhe Këshilli i Evropës në Gjermani, në vitin 2008. Aktualisht është Presidente e Qendrës PEN të Shqipërisë. Anëtare për Bordin In search committte të PEN International nga viti 2013.

Autore e librave: ‘Ëndërr e paemër’, ‘Koha e Kalit’, ‘Muzg Pikëllimi’, ‘Të korrat e Krishtlindjeve’, ‘Metafora që s’falen’, etj. I është akorduar çmimi letrar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni ne Shkup, 2008. Është vlerësuar mes poetëve për Paqe në Izmir, Turqi, në vitin 2007. Është laureate e çmimit PENA e Flakës 2018. Medalja e artë Aleksandri i madh 2019 nga Unesco, Athinë, etj.

Poezia e saj është përkthyer dhe botuar në revista të ndryshme letrare në maqedonisht, turqisht, rumanisht, serbo-kroatisht, bullgarisht, hungarisht, italisht, gjermanisht, hebraisht, spanjisht, frëngjisht dhe anglisht.
Komente 0
Fanclub
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}