TEKSTESHQIP
Biografia
Poetesha Erenestina Gjergji Halili ka kryer studimet e larta universitare në Universitetin e Tiranës, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë, si dhe kursin akademik të Gazetarisë. Ajo është shquar si gazetare e televizionit dhe e mediave të shkruara, kryeredaktore e TVSH, udhëheqëse e producente e politikës. Sot mban gradën Doktor i Shkencave Filologjike dhe ligjëron në Universitetin nga ku nisi rrugëtimin akademik. Poetja Halili wshtw nderuar me shumw çmime pwr krijimtarinw e saj letrare. Instituti për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare ka nderuar shkrimtaren Erenestina Gjergji Halili me Pendwn e Kristaltw për ruajtjen e kulturës gege dhe toskë dhe për magjinë e shkrimeve të saj në vëllimin “Bibulz – Për ma tparën lule tkopshtit tem”. Poetja ka marrë çmim në ‘Ditët e Letërsisë Shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’. Aty poetes i është atribuuar çmimi ‘Gjergj Fishta’ në poezi, në kuadër të këtij manifestimi, për ciklin poetik më përmbajtësor, paraqitur në Konkursin e Ditëve të Letërsisë për vitin 2018.

Arsimimi/Diploma:
Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi, Master në Letërsi, Doktor i Shkencave Filologjike, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Pozicioni aktual:
Pedagog, Departamenti i Letërsisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, UT, Tiranë

Eksperienca profesionale:
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun “IPER”
(Instituti i Politikave Europiane për Rajonin).
Ministria e Shëndetesisë- Drejtor Kabineti
Drejtor i Pergjithshëm- Radio-Televizioni“ Real”
Drejtori Drejtorisë së Informacionit në “ TVSH”
Kryeredaktor,Redaksia e Informacionit TVSH
Gazetare në “ TVSH”
Reportere e Agjensisë Informative “ REUTERS”
Menaxhere e Kulturës në MTKRS
Trainime
Instituti i Medias-Tiranë
LOUISIANNA, USA
(Partnership for Peace), Korrespondencë Lufte (përvojë njëmujore)
Gazetari televizive RAI-Romë, Itali.
Komente 0