TEKSTESHQIP

Ergin Brahimi
Mirazh
Lyrics



I
Flas, me zhurmën e qetësisë
ku ndodhet thesari im?..
…paska ikur pa më lën mesazh,
E unë vazhdoj krijoj mirazh!..

***
Ëndrrën tonë ka braktisur.

refreni
Të ndjej, të ndjej,
n’dhomën bosh,
dhe në rrobat e lëna sosh,
gotën tënde shfrytëzoj, me buzëkuqin si njollë,
verën që pi ka shijën: pelin pa ty.

II
Pres, derën në mos troket,
ta shoh sërish, dritën e syve t’mi
…dhe ti them se më mungoj shumë,
Pa ty s’arrij as të fle gjumë…

***
Ky mirazh po më mbyt!..

refreni
Të ndjej, të ndjej,
n’jastëkun bosh
dhe në rrobat e lëna sosh,
gotën tënde shfrytëzoj, me buzëkuqin si njollë,
verën që pi ka shijën: pelin pa ty.

ura
Lotët e derdhur, qenkan terur tash!
Ajo më iku pa i thën “bon voyage »
ku do mbaroj ajo se di,
ne jemi mësuar të udhëtojm bashk të dy.

refreni
Të ndjej, të ndjej,
n’dhomën bosh,
dhe në rrobat e lëna sosh,
gotën tënde shfrytëzoj, me buzëkuqin si njollë,
verën që pi ka shijën: pelin pa ty.