TEKSTESHQIP

Grupi Ergjëria
Aman Mike, Aman Nure
Lyrics

inçizimi i këngës - Tiranë 1998
marrës - Kastriot Vishe
kthyes - Mehmet Vishe
hedhës - Arian Shehu,Jani Hysi
iso - Lili Çenko,Fitim Çenko,Latif Koli.

Tek porta me dy qivure
aman mike, aman nure
Aman mike, aman nure
mike moj buzë apo bozhure.

Më thanë se u sëmure
aman mike, aman nure
aman mike,aman nure
Mike moj buzë apo bozhure.

Mike moj mua kur më thanë
me vrap qe mbylla dyqanë.
Aman mike, aman nure
Mike moj buzë apo buzhure.

Me vrap qe mbylla dyqanë
pesë para bleva zhivanë.
Aman mike, aman nure
Mike moj buzë apo bozhure.

Pesë para bleva zhivanë
që ta pija moj po s’më lanë.
Aman mike, aman nure
Mike moj buzë apo bozhure.

Që ta pija moj po s’më lanë
s’më la nëna moj me babanë.
Aman mike, aman nure
mike moj buzë apo bozhure..

DËRGOI: