Biografia
Më 2012 ka mbaruar me sukses studimet e larta për Mësuesi dega "Cikël I Ulët" Në Universitetin e Korçës "Fan S. Noli".
Në 2022 mbron studimet Master Profesional me rezultate të shkëlqyera.
Pasioni i saj për letërsinë dhe nevoja për t'i dhënë zë mendimit, pasionit dhe ëndrrave, kanë qënë nxitja kryesore për t'ju paraqitur lexuesit me librin e saj të parë me poezi "Thirrja ime " më 2020.
Është autore e shtatë vëllimeve me poezi.
-"Melodia e Shpirtit" Korrik 2020
-"Gjysma ime ",Shkurt 2022.
-"Liri Shpirti" Mars 2024.
- "Tinguj Jete" Prill, 2024.
-“Grua zemra që s’pushon” Tetor 2025
-“ Wamen the heart that never ends” Tetor 2025
Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme poetike brenda dhe jashtë vendit ku është nderua dhe me çmime.
Jeton dhe vepron në Norvegji.
Në poezitë e saj gjen të shpalosur shpirtin e një njeriu që shpreson, që beson tek vetja dhe tek Zoti. Që i jep krahë shpresës dhe jetë ëndrrave, mesazhet e saj burojnë nga një realitet i vështirë që shpeshherë na rrëzon por Erinda di të gjejë forcën, dhe me fuqinë e fjalës të çohet, dhe në mënyrën më fisnike, me anë të poezisë të shprehë dhimbjen e këthyrer në forcë. Erinda ndërmer një rrugëtim për të zbuluar vetveten de botën, shtegëton në labirintet e kujtesës dhe lidhet fort pas ndjenjës së dashurisë për fëmijët, për motrën për miqtë e sinqertë e të çmuar. Arti letrar tek Erinda është një përkufizim i qartë se bota ushqehet nga Dashuria.