TEKSTESHQIP
Ermira Kola - Lule Në Saksi
Ermira Kola
Lule Në Saksi

Kënga vjen si kompozim nga Ilia Vangjel Vinjau, për tekstin kanë punuar së bashku si autorë Shaban Stërmasi, ndërsa orkestrimin e kreu Josif Minga.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Si s'e ujite lulen dashuri
Që asaj dite dridhet në vetmi
E shikon u tret,e shikon u tha
Mjer kush e pa lulen që po vdes
E shikon u tret,e shikon u tha
Mjer kush e pa, mjer kush e pa
Lulen që po vdes

Por mbi gjoksin tim
...sa lot të kanë rënë
S'pate mallëngjim
...për besën e dhënë
Por mbi gjoksin tim
...sa lot të kanë rënë
S'pate mallëngjim
...për fjalën e dhënë

Si s'e ujite lulen dashuri
Që asaj dite dridhet në vetmi
Ike u largove s'u kujtove ti
Lulen në saksi ti e vrave ti
Ike u largove s'u kujtove ti
Lulen në saksi, lulen në saksi
Ti e vrave ti

Por mbi gjoksin tim
...sa lot të kanë rënë
S'pate mallëngjim
...për fjalën e dhënë
Por mbi gjoksin tim
...sa lot të kanë rënë
S'pate mallëngjim
…për besën e dhënë

VIDEOKLIPE

Komente 0