A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Ermonela Jaho
  • Vendlindja:
  • Tiranë 
  • Mosha:
  • 45 Vjeç
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  9
Këndon kryesisht: klasike

Ermonela Jaho është këngëtare e njohur. Në Dhjetor 1992, Ermonela Jaho & Susana Gjokola marrin pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën "Më Jep Një Shpresë".

U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skena, përkrah artistëve të huaj. Ajo ka lindur në Shqipëri dhe filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike "Jordan Misja" në Tiranë ajo fitoi konkursin e parë dhe shkoi në Itali për të përfunduar studimet e saj në Akademinë e Santa Cecilia në Romë. Pas përfundimit të studimeve të saj për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si Giacomo Puçini në Milano, Itali 1997, Spontini International Ancona, Itali 1998, në Rovereto Zandonai, Itali 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Ëexford 2000.

Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera de Marsejë, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj.

Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë "S. Cecilia", konkurset, opera e parë "Cenerentola", nga Rossini, "L'amico Fritz" nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot "Aligheri", Ravena, "Piçolo", Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italin RAI, Mondovisione, BBC etj.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Faqja

Zyrtare

Shto profile

të tjera





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019