Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ervis Behari - Kolazh Me Kenge Popullore Jugu Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  9

Ajde dallëndyshe
E vogël o dale, dale
Ajde dallëndyshe
E vogël o dale moj, me ngadale
Ajde do vish me ne, e apo jo?
Dale dale
Ajde do vish me ne, e apo jo?
Dale moj, me ngadale
E po unë do vij po, por nëna s'do
Dale dale
Ajde unë do vij po, por nëna s'do
Dal o me ngadale

Hallall buka, hallall kripa
Me shëndet tha, o baba se ika
2x
Ike, ike more e
Kush t'ia bëj ba, o babait kafenë
2x

E po kur mi zbrisje shkallët dhe moj
Duart mbushur plot, aman
Plot me trëndafila dhe moj, dhe me borzilok
2x
Mi zbrisje shkallët (moj) një nga një
Si ç'ma lojte zëmrën ë
Si bilbili, këngës ë
Bashkë të këndojmë gjith jetën ë
2x
E po mu në mes të odës dhe moj
Ti zure vënd e s'e lojte, aman
Ngrije pak o vellon moj
Thuaj se më do
2x
Mi zbrisje shkallët (moj) një nga një
Si ç'ma lojte zëmrën ë
Si bilbili, këngës ë
Bashkë të rrojmë gjith jetën ë
2x

Do marrë çiften, do dal për gjah
Jaman shok o jaman aman
2x
E çiften o, me gjith zagar
Jaman shok o jaman aman
2x
E ç'u ngjita, lartë në mal
Jaman shok o jaman aman
2x
E pashë dy, të bukura
Jaman shok o jaman aman
2x

E ç'u nise more nga o nga Drashovica
E selam labi, labi trim o lule
E ç'u nise more nga Drashovica
E selam labi, labi trim o lule

E me treqind e ca more komita
E selam labi, labi trim o lule
2x
E ç'e zure topin more nga gryka
E selam labi, labi trim o lule
2x

Djem e cupa ke martuar
Nuk kanë të nëmëruar

Sa gosti e sa sebepe
Të gjithë i bëre për vete
2x

Bjeri klarinetësë
O laver të keqenë
Dëgjon bota, gjithë mileti
Me ty mburretë Përmeti
2x

Ajo dora e florinjtë
Ai zëri i bilbilit

Nëpër shekuj do t'jetoshë
Sa Përmeti trendafilit
2x

Bjeri klarinetësë
O laver të keqenë
Dëgjon bota, gjithë mileti
Me ty mburretë Përmeti
2x

O Përmeti i këngës ë
I penës, i mëndjesë
Me skluptore e me shkrimtarë
O Përmet zë vënd të parë

Hajde shikoni Përmenë
Ka traditë të presi mbrenë
2x

Bjeri klarinetësë
O laver të keqenë
Dëgjon bota, gjithë mileti
Me ty mburretë Përmeti
2x


Ky tekst u dërgua nga  Albafi23





Ervis Behari - Kolazh Me Kenge Popullore Jugu
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kolazh Me Kenge Popullore Jugu".
3. Video është e këngës "Kolazh Me Kenge Popullore Jugu", por nuk këndohet nga Ervis Behari.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Ervis Behari:


Komente 2