Ka lindur në Irlandë dhe jeton me familjen në Prishtinë. Talentin e saj në të kënduar e ka zbuluar mamaja teksa e shihte të performonte kur ishte më e vogël. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Ka 2 këngë të vetat të cilat janë vlerësuar me çmime. Luan piano dhe pëlqen që kohën e lirë ta kalojë me motrën e saj të vogel. Loja e tyre e preferuar quhet "The Voice" ku përveçse këndojnë duhet të kthejnë karriget për njëra-tjerën. Në Audicionet e Fshehura Erza performoi këngën "And I Am Telling You I’m Not Going" duke bërë që të gjithë trajnerët të ktheheshin për ta rrembyer në skuadër. Erza u kualifikua në Netët Live pas Betejës me Majselën dhe Antonellën. Erza kalon edhe në Gjysmëfinale pas performancës që la shumë mbresa me "Adagio", gjithashtu edhe nga dueti me Anisa G.
Në vitin 2019, Erza Hasolli ishte finaliste në Voice Kids Albania 3.