TEKSTESHQIP
Biografia
"Ethet e se Premtes Mbrema dhe Krasta show" eshte nje serial televiziv qe zbulon talente te reja ne fushen e muzikes pop, duke i sjelle ata ne dritat e skenes e te vemendjes popullore.

Pali Kuke dhe Adi Krasta jane autoret e kater cikleve televizive qe ne harkun e ketyre viteve ka patur disa tituj te ndermjetem por te njejten lende e format.

Programi bazohet ne audicionet qe zhvillohen ne qytete te vogla e te medha, te rendesishme e te parendesishme, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, per te dalluar vajza e djem ambicioze te cilet duan te behen te famshem. Kjo behet ne kater faza te medha.

Faza e Pare

Nje juri shume e specializuar jo vetem ne fushen e ngushte te interpretimit muzikor por edhe ne vete-prezantimin skenik, i perzgjedh te rinjte konkurues te suksesshem ne fazen e pare, ku kerkohet nje konkurim i ashtuquajtur a capella, te kenduarit i pashoqeruar nga instrumentat muzikore. Te perzgjedhurit, te cilet deri ne ate moment bejne nje jete te zakonshme por te panjohur ne qytetet e tyre, ftohen te vijne ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirane, per te vazhduar fazen e dyte te konkurimit.

Faza *Dyte

Ne fazen e dyte, rreth 80 konkurente vazhdojne konkurimin te shoqeruar me pianoforte. Juria, dhe votimi popullor zgjedh 20 prej tyre qe te vazhdojne konkurimin gradual ne fazen e ardhshme.

Faza e Trete

20 konkurentet e perzgjedhur te fazes se dyte futen per here te pare ne nje teater te vertete, ku kendojne te shoqeruar me kolone zanore (baze orkestracioni), por si kusht ne teater nuk ka publik. Konkurimi eshte live, ka vleresime te jurise dhe votim popullor. Vleresimi i jurise dhe votimi popullor jane komplementare te njeri tjetrit. Vleresimi eshte demokratik, i hapur dhe gjithashtu live ne transmetim televiziv. Ne kete faze zgjidhen 10 finalistet e ketij cikli televiziv.

Faza e Katert

Dhjete finalistet fillojne nje seri spektaklesh te mbremjes se pare ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ku publiku eshte present dhe ne skene ka dekor te madh e perfaqesues. Per te lejuar votimin popullor prej 30 minuta e per te bere llogaritjet e nevojshme nga Kompania e Telefonise Celulare (cilado qofte ajo) zhvillohet ne skene Krasta Show, nje shfaqje e ndermjetme e cila ka marre emrin e prezentatorit te Etheve, per ta dalluar nga konkurimi.

Ne cdo mbremje publiku skualifikon me votim nje konkurues. Ne mbremjen finale mbeten dy finaliste ku njeri shpallet fitues ne saj te votimit popullor.

Arritjet e Etheve

Ethet kane patur nje mbeshtetje te madhe popullore. Jane quajtur gjeresisht nga publiku dhe kritika nje shkolle e madhe e krijimit te personalitetit njerezor e artistic. Ethet jane konsideruar si nje fenomen shoqeror e artistik per shkak te pranise se paprecedent te konkurenteve nga te gjithe territoret shqipfolese. Ethet, kane prodhuar deri tani tri dhjeteshe finalistesh dhe tre fitues.

Anjeza Shahini, Luis Ejlli dh Arti Hizmo jane fituesit e tri edicioneve te deritanishme.

Ethet ne Top Channel jane ne pergatitje e siper. Fuqise se garantuar e te provuar te Etheve I shtohet nje potencial I madh krijues e prodhues I TCH.

Qytetet ku Ethet kane bere zbulime ne audicione jane, Saranda, Gjirokastra, Vlora, Fieri, Korca, Elbasani, Durresi, Tirana, Shkodra, Peshkopia, Mitrovica, Gjakova, Peja, Prizreni, Prishtina, Shkupi, Tetova e Struga.

Dei tani jane testuar nga Juria e perbere nga Alfred Kacinari, Zhani Ciko, Zerina Kuke e Shpetim Saraci rreth 7000 shqiptare te rinj. Ky numer pritet te shkoje ne rreth 10000 gjate edicionit te tanishem te Etheve ne Top Channel.
Komente 0