Biografia
Dashurinë për muzikën e zhvilloi në vitet e para të fëmijërisë, kur u ekspozua ndaj saj nga nëna e saj, e cila është interpretuese profesioniste dhe instruktore e violonçelit. Ajo ka studiuar piano klasike dhe këndim lirik. Gjatë qëndrimit në Greqi, ajo mori pjesë në aktivitete të ndryshme muzikore, kryesisht si këngëtare soliste, pianiste dhe si pjesë e një kori. Ajo gjithashtu ka mbaruar shkollën e modelingut dhe ka mbajtur shumë pozicione si modele profesioniste. Gjatë gjithë karrierës së saj profesionale, Evi ka bashkëpunuar me kompozitorë të ndryshëm të njohur në Shqipëri si Adrian Hila dhe Flori Mumajesi, për të përmendur disa.
Evi ka qenë pjesë e radios fiorentine "Radio Fleur" si transmetuese, duke pasur emisionin e saj muzikor të quajtur "World and Retro Music". Ajo është diplomuar në Universitetin e Firences për komunikim, media dhe gazetari. Në vitin 2014 ajo ishte pjesë e spektaklit të njohur të kërcimit Dancing With the Stars 5 në Shqipëri ku fitoi vendin e dytë.
Ajo konsiderohet si këngëtarja që përfaqëson më mirë stilin retro-pop në Shqipëri.