TEKSTESHQIP
Evzi Kaja (Xiu) - Shoket E Lagjes
Evzi Kaja (Xiu)
Shoket E Lagjes

Një klip mund të mos jetë hit, por një hit duhet të ketë një klip. Është ky një ligj i pashkruar në showbizin tonë, ndaj ky produkt muzikor është lansuar para shikuesve i punuar nga ana vizuale me një klip muzikor, i cili u publikua më 21 Prill 2015.
Teksti :: Song Lyrics
Në qytet kur dal për kafe
Nuk janë rrugët si dikur
Muhabet nuk ka, as llafe
Ah moj shoqëri

Bosh janë rrugët e sokakut
Kanë mbet pleq edhe fëmijë
Ja qan hallin plaka plakut
Ku janë djemtë e ri

Plaka miell morri prej mahgjes
Ni buk shpie me na bo
Mu kujtuan shokët e lagjes
Nsofër skam asnjo

Shokët e lagjes ku i kam
Vendi krejt mu ka shkretu
Bosh sokaqet i kanë lan
Shum larg janë largu

Bosh janë rrugët e sokakut
Kanë mbet pleq edhe fëmijë
Ja qan hallin plaka plakut
Ku janë djemtë e ri

Plaka miell morri prej mahgjes
Ni buk shpie me na bo
Mu kujtuan shokët e lagjes
Nsofër skam asnjo (×2)
Komente 0