>
LETERSISHQIP

Histrion

Askush nuk guxoi ta shkruajë këtë,
unë e di se shpirtrat e të mëdhenjve
banojnë ndonjëherë te ne,
dhe ne të shkrirë në ta

S’jemi veçse refleksi i këtyre shpirtrave.
Të tillë janë: paksa Dantja

dhe janë gjithashtu një farë

Fransua Vijon, poet hajdut
ose ata të caktuar për shenjtëri
që donin të blasfemonin emrin im;
një çast dhe flaka vdes.
Si të digjej në qendrën tonë një sfer
transparente ari të shkrirë, “Uni” ynë
dhe rrënjoset në kështu ndonjë formë:
Krishti ose Gjoni ose Fiorentinasi;
dhe pastaj çdo formë takse
e zhduk qartësinë e sferës,
ne pushojmë së qeni atëherë
dhe mjeshtrat e shpirtrave tanë vazhdojnë.