TEKSTESHQIP

(1875-1942)

Biografia
Faik Konica mori mësimet e para në Konicë dhe i vijoi për pakë kohë te Jezuitët në veri, në Shkodër. Më pas u shkollua në shkollat franceze në Lindje, në Stamboll. Në Dizhon dhe në Paris, ndoqi studimet për filozofi. Ai fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonshme. U diplomua për letërsi në Universitetin e Harvardit të SHBA. Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se ishte një student i perjetshëm. Konica mbahet si një nga njerzit më të ditur në kulturën shqiptare të këtij shekulli. Rruga e tij shkollore e jetës tregon se ai e njohu Shqipërinë nga Jugu në Veri dhe shkoi gjithnjë prej Lindjës në Përëndim. Kjo është rruga e tij e zhvillimit kulturor.
Konica ka zhvilluar veprimtari të jashtëzakonshme kulturore e atdhetare me botimin e revistave "Albania e Trumpeta e Krujës" me themelimin e shoqëris VATRA dhe me redaktimin e gazetës "Dielli" në Amerikë. Mirëpo, vlera më madhe e punës së tij është bindja se kombi nuk ndërrohet pa vetëdijën për identitetin e tij. Prandaj bëri perpjekje të mëdha për krijimin e alfabetit të përbashkët, për krijimin e normës së gjuhës së përbashkët të shkrimit dhe kundërshtimin e kulturave të mbyllura krahinore si në nivel të krijimtaris ashtu edhe në nivel të propagandës kombëtare. Konica mori pjesë dhe në jetën politike shqiptare: u zgjodh kryetar në Kongresin e Trieshtës (1913), ku kundërshtoi copëtimin e Shqipërisë; ishte anëtar i Qevërisë së Vidit dhe u emërua ambasador i Shqipërisë në SHBA deri në vdekje. I pa sherrin politikës, si shumë shkrimtarë shqiptarë. Ai vetë mendonte se s'duhet të hidhërohet njeriu kur humb një lojë politike (për Nolin). Por e pësoi dhe vetë, veprimtaria e tij politike dhe letrare u keq interpretua nga regjimi komunist. Faik Konica është themeluesi i modelit kulturor kritik të letërsisë shqipe, themelues i kritikës letrare, si dhe nismëtar i prozës moderne shqipe. Gjykimi i tij kritik për veprat e kohës mbetet i pazëvendësueshëm dhe sot. Konica krioi një stil të ri në letrat shqipe. Shumë kritikë e kan cilësuar si krijuesin e prozës shqiptare, ndërsa Noli e pranon si mësuësin e tij në stil e në gjuhë. Ai ishtë i veçantë në të gjitha fushat e veprimtarisë, ndërsa vlera të pamohueshme të tij, mbetën veprat:" Një ambasadë e Zulluve në Paris "(1922), " Dr. Gjilpëra (1824). " Shqipëria si m'u duk "(1928), si dhe esetë për Shqipërinë. Kishtë stil të veçantë dhe ishtë mjeshtër i formave të shkurtra letrare. MJESHTRIN I FJALËS SHQIPE, të cilin shumë autor të huaj e vlersuan lart, -si Studenti më i aftë i asaj kohe (dhe mbante kontakte me Molier). Vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942.
Komente 10