Ka lindur dhe jeton në Shkodër, e diplomuar në Mësuesi në degën Gjuhë-Letërsi si dhe “Ndërmjetëse, Parandaluese e Problemeve Sociale” (Psikologe) nga Regione Emilia Romania. Shkrimtarja Farida Ramadani është shpallur ndër shkrimtarët më të mirë të Veriut të Shqipërisë për vitin 2016 nga “Best 10 North. Ramadani është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme në hapësirat shqiptare dhe diasporë. Gjithashtu është përfshirë në botimet e disa autorëve dhe në disa antologji në Shqipëri, Kosove, Maqedoni dhe Diasporë.
Ka botuar:
1. “Shumë mirënjohje, faleminderit Itali”- proze – shqip & italisht
2. “Dhimbje nga prindërit e mi” – proze
3. “Pikturoj në qiell”- 100 poezi shqip & anglisht
4. “Shkodra ne 12 yje”- Enciklopedi poetike me 5000 vargje
5. “Shkodra edukon kulturë. Ngujon gjakmarrjen”-132 poezi të nxënësve të shkollave 9 vjeçare të Shkodrës.
6. “Një jetë në 36 shkronja”- eksperience si mësuese në 36 vite