
Fatime Sokoli
Moj Kosov K'shtjell Burrnije
Moj Kosov K'shtjell Burrnije
TEKSTI :: SONG LYRICS
Moj Kosove moj kështjellë burrnie
Vend kryetrimash zemër rinie,
Gjaku yt gjaku i Skenderit
I Avdyl Frasherit i Ymer Prizrenit
Gjake nga zemra e Boletinit
Sylejman Vashit dhe Naimit
Gjake nga gjaku i Mic Sokolit
Me shtate zemra n'ngrykë të topit
Gjaku i Shotes Azem Galices
Bajram Currit, Hasan Prishtines.
Gjak mbi tank Vojo Kushit
Emin Durakut, Hajdar Dushit
Gjake nga plaget e Idriz Seferit
Gjaku i Ibes dhe i Ganimetit
Sa herë ngrite bijë e bija
Ndjeu termete shtate krajlia..
Burrat tu në fushë t'mejdanit,
Vetëtimë përmes tufanit.
Në kuvendet e Kosovës
Lidhë si Bjeshkët Rugovës.
Moj Kosove moj lule kuqe
Po i rrite bijtë me krisma pushke,
Gjaku i tyne të njomi ty
Në pranverë tetëdhjetë e një
Kjo pranverë Kosovë për ty
Mijera bijë t'i mblodh në gji,
Gjaku rrodhi mbi flamur
Ngjyra e tij t'mos shuhet kurrë.
Në çdo vend këngët vershojne
N'zemra burrash tanket ndalojnë
Kalon tanktu malet me gurë,
Por nuk shkelë kurrë mbi flamur.
Zemra t'dhemb po nuk të mposhtet
Syni i kthjellët Kosovë s'te përlotet,
Me shqiptarë mbushen o qelitë
T'i shan bijë t'i vran të rijtë.
Po ai gjak që të ujiti
Në gjithë botën emrin ta ngriti,
Do jenë kangë n'zemra t'rinisë
Do jenë dritë n'shtigje t'lirisë!
Vend kryetrimash zemër rinie,
Gjaku yt gjaku i Skenderit
I Avdyl Frasherit i Ymer Prizrenit
Gjake nga zemra e Boletinit
Sylejman Vashit dhe Naimit
Gjake nga gjaku i Mic Sokolit
Me shtate zemra n'ngrykë të topit
Gjaku i Shotes Azem Galices
Bajram Currit, Hasan Prishtines.
Gjak mbi tank Vojo Kushit
Emin Durakut, Hajdar Dushit
Gjake nga plaget e Idriz Seferit
Gjaku i Ibes dhe i Ganimetit
Sa herë ngrite bijë e bija
Ndjeu termete shtate krajlia..
Burrat tu në fushë t'mejdanit,
Vetëtimë përmes tufanit.
Në kuvendet e Kosovës
Lidhë si Bjeshkët Rugovës.
Moj Kosove moj lule kuqe
Po i rrite bijtë me krisma pushke,
Gjaku i tyne të njomi ty
Në pranverë tetëdhjetë e një
Kjo pranverë Kosovë për ty
Mijera bijë t'i mblodh në gji,
Gjaku rrodhi mbi flamur
Ngjyra e tij t'mos shuhet kurrë.
Në çdo vend këngët vershojne
N'zemra burrash tanket ndalojnë
Kalon tanktu malet me gurë,
Por nuk shkelë kurrë mbi flamur.
Zemra t'dhemb po nuk të mposhtet
Syni i kthjellët Kosovë s'te përlotet,
Me shqiptarë mbushen o qelitë
T'i shan bijë t'i vran të rijtë.
Po ai gjak që të ujiti
Në gjithë botën emrin ta ngriti,
Do jenë kangë n'zemra t'rinisë
Do jenë dritë n'shtigje t'lirisë!
Kontribuan:
- Publikimi: 10/04/2013
- Ora: 06:30
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0