TEKSTESHQIP
Fatma Zyberi - Të Më Rritesh Bujkeshë
Fatma Zyberi
Të Më Rritesh Bujkeshë

Autor i muzikës është Enver Shëngjergji, ndërsa teksti u shkruajt nga Zhuliana Jorganxhi.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Oj ti e vogëla bijë, bija ime
Mjaltë prej mjaltit më je
Dhe përmbi shtratin tënd gjyshi i lumtur
Të puth ballin dhe buzëqesh

Një tufë kallzash prej fushës të solli
Me abetaren dhuratë
Fjalë të arta në të ty të shkroi
Bijë moj e vogël ooo

Si malet e larta, uji i kulluar
Si lisat që ushqen kjo tokë
Ti të më bëhesh trime e ditur
Bijë bujkeshë me shokë

Ti grurë të japësh, ujë edhe dritë
Fshatit si lumë ti burojnë
Bijë e vogël, bijë bija ime
Bujqit më fort të nderojnë

Oj ti e vogëla bijë, bija ime
Mjaltë prej mjaltit më je
Dhe përmbi shtratin tënd gjyshi i lumtur
Të puth ballin dhe buzëqesh

Do të më rritesh ti bijë e ditur
Bashkë me shoqet dhe shokët
Jetës tënde ty o moj e mira
Dritë I bën përherë i bën Partia

Si malet e larta, uji i kulluar
Si lisat që ushqen kjo tokë
Ti të më bëhesh trime e ditur
Bijë bujkeshë me shokë

Ti grurë të japësh, ujë edhe dritë
Fshatit si lumë ti burojnë
Bijë e vogël, bijë bija ime
Bujqit më fort të nderojnë

Kontribuan:
Komente 0