>
BIOSHQIP
Biografia
Thonë se "fjalët e tij, teksti i tij ta qet lotin e ta imponon buzëqeshjen, ta trazon shpirtin e ta ngacmon zemrën, ta prek plagën e ta rikujton dhembjen…" E kush është ky që na pikëllon e na gëzon, na pëlqejnë e i mësojmë edhe përmendsh fjalët e tij, që ua jep këngëtarëve për t’i shndërruar në këngë, që pastaj të jehojnë e të bëhen të dashura kudo që dëgjohen?

Ai filloi të shkruante lirika muzikore ne moshen 15 vjeçare, por emri i tij gjendej ne revista qe në vitet e 80ta si autor poezishë, poashtu ishte nikoqir i nje emisioni per femije ne fillimin e viteve 90.

Emri dhe autori i shumë këngëve, të cilat thuajse të gjitha i bëhen hite të dashura e shumë të pëlqyera për të gjithë brezat. S’ka këngëtarë që nuk e angazhon për tekste. S’ka njeri që nuk i pëlqen ato që i shkruan ai. Bashkëpunon me të gjithë këngëtarët, me më të afirmuarit të estradës sonë.

Më të dëgjuar këngët me tekstet e tij, mëson se Fatmiri di të godasë secilën zemër, edhe atë që dashuron, edhe atë që vuan, edhe atë zemër të ndarë, edhe atë që bashkohet me një shpirt… Me një fjalë: e din çka i pëlqen popullit, i cili e dëgjon këngën, i pëlqen edhe teksti, por nuk e din autorin, kush është ai që e ka shkruar. E ky autor është Fatmir Muja.

Mjafton t’i përmendim vetëm disa tituj prej këngëve të shumta të shkruara nga ai: “Më fal”, “Faleminderit”, “E urrej shiun” që i këndon Elita 5, pastaj e Sabri Fejzullahut “Goditje n’zemër”, e Sinan Vëllasaliut -“Shkaktar”, “ Çka ka t’re”, e Xenit – “O dukat “, e Ermal Fejzullahut -“Të fala ke nga unë”, e Medës dhe Sinan Hoxhës – “Kuq e zi”, e Sabriut dhe e Vjollca Haxhiut – “Ku je me kon je”, e Medës dhe e Vjollca Haxhiut – “Princeshë”.

Fatmiri ka shkruar tekste edhe për Gentën, Nora Istrefin, Arta Bajramin, Mahmutin e Shyhreten e shumë këngëtarë tjerë.

Pos teksteve muzikore ai eshte autor poezishe, regjisor filmash, kompozitor muzike etj.
DËRGOI: