TEKSTESHQIP
Fatmir Shahini - Teze Moj E Mira Teze
Fatmir Shahini
Teze Moj E Mira Teze

Ju bëjmë të ditur se ky projekt muzikor është finalizuar si dhuratë para shikuesve i realizuar në sferën vizuale edhe me anë të një klipi muzikor, i cili është transmetuar me datë 9 Maj 2024 dhe impakti ishte tejet mase pozitiv.
 Një këngë e dedikuar për të gjitha tezet që i duam si nëna tona. Për atë që na thërret 'fëmija im' dhe na mbush zemrën me ngrohtësi... Për tezen që na bën të qeshim, kujdeset për ne, na përkëdhel dhe është gjithmonë pranë nesh.
Teksti :: Song Lyrics
Teze moj, të qoftë falë,
serbët i ke ato fjalë.
Edhe kur më thua djalë,
shpirtin ma mbush me mall.

Sa lezet të kanë shakate,
e kënaqë tërë dynjanë.
Fjala s’ç’të ka moj hije,
je dhuratë për Perënditë.

Teze moj, e mira teze,
më thuaj mor çfarë do.
Edhe botën po ta duash,
hape gojën, ma kërko.

Për tezen kudo që janë,
e përmbys tërë dynjanë.
Tezen e kam si mamanë,
me shpirt botën ja falë.

Të kam vënë në një qoshe,
në krah motrës, nënës time.
Ashtu si dua atë,
dua edhe tezen time.

Për tezet kudo që janë,
kjo këngë shpirtin ua kënaqen.
Tezia është nëna e dytë,
ndaj e dua unë si sytë.

Ti më kujton gjyshen time,
o e mira tezja ime.
Dhe ajo ashtu si ty,
më dhuronte dashuri.

Teze moj, e mira teze,
më thuaj moj çfarë do.
Edhe botën po ta duash,
hape gojën, ma kërko.

Për tezet kudo që janë,
e përmbys tërë dynjanë.
Tezen e kam si mamanë,
me shpirt botën ja falë.

Të kam vënë në një qoshe,
në krah motrës, nënës time.
Ashtu si dua atë,
dua edhe tezen time.

Mbushni gotat me verë,
do pihet e zë një herë.
Të kënaqet, bëjnë qejf,
rrofshin tezet në këtë jetë.

Me një gotë të rrë të kuqe,
do të ngremë një dolli.
Për tezet tonat të mirat,
me fund gotat do t’i pimë.

Teze moj, e mira teze,
më thuaj moj çfarë do.
Edhe botën po ta duash,
hape gojën, ma kërko.

Për tezet kudo që janë,
e përmbys tërë dynjanë.
Tezen e kam si mamanë,
me shpirt botën ja falë.

Të kam vënë në një qoshe,
në krah motrës, nënës time.
Ashtu si dua atë,
dua edhe tezen time.
Komente 0