A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Fatmir Terziu
  • Origin:
  • Elbasan 
  • Age:
  • 55
Choose star rating

Rating:  4.7 / Votes cast:  24

Fatmir Terziu is a popular writer. Fatmir Terziu është një shkrimtar shqiptar. Pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme "Dhaskal Todhri", studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe.

Ka punuar mësues dhe më vonë drejtor shkolle në disa shkolla të Shqipërisë. Ka publikuar shkrime në gjithë shtypin shqiptar dhe ka qenë gazetar i gazetës "RD", kryeredaktor i gazetës së pavarur "Fjala e Lirë" dhe Drejtor i Televizionit "Dardan".

Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College, (South Thames College) për gjuhën angleze dhe për HNC, Certificatë e Lartë Nacionale në Britaninë e Madhe për Media Production (media prodhimtari). Ka marrë nivelin e lartë (Gradën-nivel A) për Communication Media (media komunikim) pranë Universitetit London South Bank University (2004). Më tej kreu studimet në London South Bank University, pranë Faculty of Arts and Human Sciences për Digital Film dhe Video Production (2004-2007). Autori ka fituar gradën e Masterit për Media, Kulturë dhe Politikë pranë Roehampton University në Britaninë e Madhe dhe Phd-së për Media, Kulturë, Politikë.

Veprat e autorit janë publikuar në UK nga BBC, ku autori ka fituar dhe një kompeticion me tregimin “Hija Diamant” (Ghost Diamond).

Prej disa kohësh ai ka shkruar në Blogun e tij “Media Information Production" dhe boton online revistën kulturore-informative “Fjala e Lirë" me liçencën e rregullt të njohur në fushën letrare në Angli dhe Wells.

» Edit Bio »

» Poems »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019