Tema: Poezi Për Shoqerinë

Gjilpërë

Jo reve si strofka në vete po të
lëngshmes si të tillë (brenda teje) i bëhet keq,
kurrë s’do të ndalemi së qari,
shpesh ankthi gjatë lëngëzimit të shpirtit
në ëndërr pikëtakim i pasoditur,
duke të të mbajtur në supin tim të brishtë,
marsh funebër i shiut të verës.
S’ka pse të thërrmohet shiu i ëndrrës,
jemi tashmë këtu në këtë qytet lëvizëz,
çajmë rrugë përmes reve (duke qarë) ,
pa u habitur nga mimikat e tyre të pashprehje,
është si të mos e ndjesh shpimin tejpërtej,
të një gjilpëre të nxehur,
shpesh dhimbja e të kuptuarit na ka tretur.

- poezi nga Fatmir Terziu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1